Murati: Serbia nuk do ta njohë Kosovën, kjo nuk është befasi

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka thënë se Serbia nuk do ta njohë Kosovën. Ai e ka kritikuar të gjithë spektrin politik dhe shoqërinë e Kosovës, për mënyrën e trajtimit të dialogut Kosovë-Serbi, i cili sipas tij, ka qenë dhe është joserioz

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati





Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka thënë se nuk befasohet nëse Serbia nuk e njeh Kosovën, pasi sipas tij, kjo nuk do të ndodhë “as sot, as nesër”.

Murati ka theksuar se ai më shumë befasohet me njerëzit që besojnë se një gjë e tillë mund të ndodhë.

Ai e ka kritikuar të gjithë spektrin politik dhe shoqërinë e Kosovës, për mënyrën e trajtimit të dialogut Kosovë-Serbi, i cili sipas tij, ka qenë dhe është joserioz.

“As sot as nesë, e as dje, Serbia nuk do ta njohë Kosovën, kjo nuk është befasi, unë befasohem me njerëzit që besojnë se do të ketë marrëveshje me njohje, që krijojnë iluzione dhe kanë mashtruar opinionin publik se njohja duhet të jetë në qendër”, ka thënë ai.

“Kjo tregon mënyrën se si e kemi trajtuar si shoqëri debatin për dialogun. Nuk e kemi trajtuar seriozisht asnjëherë. Asnjëherë nuk e kemi trajtuar si dialog që duhet t’i zgjidhë problemet që i ka Kosova me Serbinë, por kemi shprehur fontanë dëshirash, dhe në dialog kemi shkuar me ide se po na imponojnë të huajt”, ka vijuar Murati.

Murati theksoi se përveç me veriun, shteti i Kosovës ka problem edhe me “Kosovën lindore”, problematika të cilat sipas tij, po të merreshin seriozisht do të kishte pasur qasje tjetër në dialog.





Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika