Murati sugjeron që komunat t’ua falin 100 eurot e para secilit tatimpagues, opozita e kundërshton

Kërkesa e ministrit të Financave, Hekuran Murati që komunat të japin nga 100 euro për secilin tatimpagues për pronë për vitin aktual ka ngjallur polemika të shumta me opozitën në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere

Ministri i Financave, Hekuran Murati

Ministri i Financave, Hekuran Murati, në Komisionin Parlamentar për Buxhet, Punë dhe Transfere, ka theksuar sërish se Qeveria është e gatshme që në kuadër të ligjit të ri në të cilin po punojnë, të trajtojnë edhe faturat e tatimit në pronë për vitin aktual.

Ministri Murati ka sugjeruar që komunat të japin nga 100 euro për secilin tatimpagues për pronë këtë vit.

E kjo kërkesë e tij ka shkaktuar polemika të shumta me deputetë të opozitës, të cilët i thanë se nuk është propozim serioz, të cilin e kanë konsideruar si “pazar”.

Sipas Muratit, faturat e tatimit në pronë janë të hyra të komunave, prandaj u takon atyre dhe të tregojnë se çka duan të bëjnë.

“Si ministër i Financave meqë jemi në gjendje të krizave, komunat le t’ua falin 100 euro, e para për secilin tatim pagues për pronë”, ka thënë Murati.

“Nëse une vi me një propozim konkret, ju s’po flisni për propozimin, por po dilni në tema rrethanore. Çdo propozim i yni që është varur nga votat e kuvendit nuk është votuar nga ju”, ka vijuar Murati, duke iu kundërpërgjigjur opozitës.

Por, kundër këtij propozimi të Muratit është shprehur deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani.

“Situata është që duhet të merret zgjidhje, cka ndëgjova prej ministrit ishte se duhet të përmirësohet ligji, unë e di se problemet kryesore janë në Prishtinë, mbi 70% janë në komunën e Prishtinës për shkak të specifikiave, dhe e di se ka pasur ankesa shumë të mëdha. Ligji ka nevojë edhe për shumë arsye të tjera të ndryshohet”, ka thënë ai.

“Blerë e tatimit të papaguar janë mbi 4 milionë euro dhe një barrë kaq e rënde nese vazhdojmë me këto të rejat që bien në barrë të qytetarit dhe besoj se do të detyrohen që pronat e tyre t’ia dorëzojnë shtetit”, ka vijuar ai.

Ndërkaq, deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka thënë se komunat nuk kanë lëvizur sa i përket normës, por është bërë vlerësimi nga Ministria e Financave.

“Jemi në një krizë të thellë, ju ministër e dini që s’ka kaluar trusti dhe shërbyesit civilë presin në ankth për koeficientin, nuk është kaluar paga minimale, e dini se është rritur interesi bankar, e cmimet e produkteve, nuk e keni hequr TVSH, e tani dilni e thoni pas insistimit të opozitës, që duhet me të ardh mirë, nëse ke marrë vesh që më 23 janar janë rritur faturat”, ka thënë Lekaj.

Ai ka thënë se AAK kërkon që të pezullohet vendimi i marrë paraprak dhe të procedohet urgjentisht ligji.

“Ministër çka ka, çka s’ka dhe çka po bëhet, më besoni për mua është ajo çka thoni ju është e papranueshme”.

Ndërsa, deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ka thënë se në kohën kur ligji për tatimin në pronë është hartuar në vitin 2018, nuk ka pasur inflacion, ndërsa tashmë e ka akuzuar Qeverinë se kanë bërë disa ndryshime të amandamenteve në këtë ligj dhe e kanë ndryshuar.

Shala-Muratit për tatimin në pronë: Kur u hartua ligji më 2018 nuk kishte inflacion

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika