Murati-Tahirit: Ju na akuzoni për pagën minimale por vetë e keni dërguar këtë projektligj në Kushtetuese

Ministri i Financave, Hekuran Murati

Ministri i Financave, Hekuran Murati, i është kundërpërgjigjur shefit të Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, i cili e kritikoi qeverinë për pagën minimale, duke i thënë se është vetë partia e tij e cila e ka bllokuar këtë projektligj në Gjykatën Kushtetuese.

Sipas Muratit, deputeti Tahiri para se të kërkojë për rritjen e pagës minimale e para se të akuzojë qeverinë, duhet t’u tregojë qytetarëve se partia e tij e ka dërguar këtë projektligj në Gjykatën Kushtetuese, kështu duke bllokuar 100 mijë qytetarë që do të përfitonin nga paga minimale.

“Para se të kërkojë për rritjen e pagës minimale, para se të akuzojë qeverinë, duhet t’u tregojë qytetarëve se AAK-ja e ka dërguar në Gjykatë Kushtetuese projektligjin i cili mundëson rritjen e pagës minimale dhe ka bllokuar 100 mijë qytetarë që do të përfitonin nga ky projektligj”, ka thënë Murati.

Ndryshe, në seancën e së enjtes, shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka kritikuar qeverinë e Kosovës se për tri vjet qeverisje ka bërë fjalë shumë e punë pak.

Ai ka kritikuar qeverinë për mungesë të investimeve kapitale dhe për paga të vogla në sektorin privat e publik.

“Ju kam thënë e keni marrë Kosovën me qelësa në dorë, vetëm një investim kapital e keni, ura që e lidh fshatin e Bekë Berishës dhe Arben Gashit. Pagat në sektorin publik janë tmerr, qysg mundeni me iu dalë pensionistëve përpara. E dini mirë çka keni folur për ata, çfarë premtime iu keni dhënë, asgjë. Reflektoni edhe pse është vitit i fundit, ka vijuar ai.

Tahiri – Qeverisë: Afro tri vjet qeverisje, fjalë shumë e punë pak

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika