Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje do të presë përfundimin e procesit zgjedhor para se të diskutojë për formimin e qeverisë së re.
Murati ka dhënë të njëjtën përgjigje si kryeministri Albin Kurti, duke theksuar përfundimit të procesit të numërimit, certifikimit të rezultateve dhe konstituimit të Kuvendit.
“Në lidhje me këtë çështje, besoj se vlen ajo që ka thënë kryeministri. Pra, fillimisht do të presim përfundimin e procesit të numërimit, certifikimin e rezultateve, konstituimin e Kuvendit dhe më pas mund të flasim për formimin e qeverisë”, ka thënë Murati, pas një konference për media me zëvendëspresidentin e Bankës Botërore për Financimin e Zhvillimit, Akihiko Nishio.