Murati thotë se argumenti i opozitës që Qeveria nuk po e mbështet ekonominë, nuk qëndron

Ministri i financave Hekuran Murati ka shfaqur statistikat në lidhje me buxhetin e shtetit. Sipas Muratit shpenzimet dhe pagesat nga buxheti i shtetit janë më të larta ndonjëherë

Ministri i Financave, Hekuran Murati

Ministri i Financave, Hekuran Murati, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka reaguar pas deklaratave të përfaqësuesve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, për pagesat nga buxheti i shtetit.

Sipas Muratit, pagesat e buxhetit të shtetit për periudhën e parë gjashtëmujore të vitit 2022 janë 1 miliard e 38 milionë euro dhe që llogaritet më e larta ndonjëherë.

“Pagesat që shteti bën, qoftë në formë të pagave, pensioneve, mallrave që blen, apo edhe investimeve kapitale, që të gjitha kontribuojnë në ekonominë e vendit”.

Mbi këtë, Murati ka dhënë një grafik i cili tregon se periudha gjashtëmujore e parë e vitit 2022, për sa i përket shpenzimit është më e lartë se të gjitha vitet paraprake, madje edhe më e lartë se viti 2021, kur kishte edhe zgjedhje.

Murati për opozitën ka thënë se nëse do të varet nga opozita parat që shteti ua jep nënave si shtesa për fëmijët, ata parat do t’i shfrytëzonin te një kompani pa asnjë procedurë a bazë ligjore, dhe atë shpenzim do ta quanin investim kapital e zhvillim ekonomik.

“Për opozitën ndoshta mbështetja për subvencionimin e kredive investuese për prodhuesit vendorë nuk është zhvillim ekonomik, sepse në buxhet kjo mbështetje figuron si shpenzim te kategoria Subvencione e Transfere, e jo si Shpenzim Kapital. Dhe këtë opozita e quan skemë sociale. Sepse për opozitën, zhvillim ekonomik është vetëm atëherë kur paratë e taksapaguesve ua jep supermarketeve.”, ka thënë Ministri i Fnancave, Hekuran Murati.

Murati gjithashtu ka përmendur se do të bëhen edhe investimet kapitale.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika