Murati u bën thirrje bizneseve që t’i rritin pagat e punëtorëve

Ministri i Financave, Hekuran Murati u ka bërë thirrje bizneseve që t'i rrisin pagat e punëtorëve, pasi sipas tij është koha që fitimet e shtuara, bizneset t’i ndajnë me ata që ua mundësojnë atë

Ministri i Financave, Hekuran Murati





Ministri i Financave, Hekuran Murati i ka bërë thirrje bizneseve që t’i rrisin pagat e punëtorëve.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se është koha që fitimet e shtuara, bizneset t’i ndajnë me ata që ua mundësojnë atë pasi sipas tij, shumica e bizneseve kanë rritur edhe fitimet.

Ai ka thënë se Qeveria e Kosovës do të mbështetë secilin biznes që bën rritjen e pagave për punëtorët duke subvencionuar 50 për qind të rritjes së pagës.

“Sidomos tani kur jeta është bërë më e vështirë si rezultat i çmimeve më të larta.
Për ta bërë më të lehtë, qeveria do të mbështesë secilin biznes që rrit pagat e punëtorëve duke subvencionuar 50% të rritjes së pagës, për 3 muajt e parë, sipas kushteve dhe kritereve të aplikueshme”, ka thënë ai.
Ndër të tjera, Murati ka thënë se secili biznes që ka rritur pagat e punëtorëve nga shtatori e tutje dhe dëshiron të përfitojë nga mbështetja e qeverisë, mund të aplikojë në më 20 dhjetor.
May be an image of text





Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika