Murati udhëton për në ShBA, do të marrë pjesë në takimet pranverore të BB-së dhe FMN-së

Ministri, Hekuran Murati, ka udhëtuar për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), ku do të merr pjesë në takimet pranverore të Bankës Botërore (BB) dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN)

Ministri i Financave, Hekuran Murati

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka udhëtuar për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), ku do të merr pjesë në takimet pranverore të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar.

“Këto takime mbledhin ministrat e financave, guvernatorët e bankave qendrore, përfaqësuesit e institucioneve ndërkombëtare financiare, përfaqësuesit e sektorit privat si dhe shoqërisë civile të mbi 100 shteteve në mbarë botën”, thuhet në njoftimin e ministrisë së Financave.

Njëra ndër pikat kryesore të këtyre takimeve do të jetë edhe nënshkrimi i marrëveshjes për Financimin e Politikave Zhvillimore për Politikën Fiskale, Konkurrueshmërinë dhe Rritjen e Gjelbër ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Botërore, që i sjellë Kosovës mbi 90 milionë euro me kushte të buta financimi.

“Gjithashtu, me ftesë të Drejtoreshës Menaxhuese për Operacione të Bankës Botërore, Ministri Murati do të marrë pjesë në tryezën e diskutimeve ministeriale me temë “zbatimin e projekteve për rezultate më të shpejta dhe ndikim më të madh””, thuhet tutje në njoftim.

Gjatë qëndrimit në ShBA, Ministri Murati pritet të takojë edhe përfaqësues nga menaxhmenti i lartë i Bankës Botërore dhe FMN-së, si dhe institucioneve tjera që marrin pjesë në këtë ngjarje.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika