Për fitoren spektakolare të Kosovës ndaj Islandës, ka reaguar edhe kreu i PDK-së, Memli Krasniqi.
Kosova me këtë fitore siguroi një vend në Ligën B në kuadër të Ligës së Kombeve dhe për këtë Krasniqi ka uruar “dardanët”.
“Muriqi magjik! Kosova në Ligën B! Një natë për t’u mbajtur mend. Urime, djema!”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.