Kosova ngjitet në Ligën B, Muriqi shkëlqen me hat-trick

(E përditësuar) Kosova ka siguruar një fitore të madhe ndaj Islandës, duke triumfuar me rezultat 3-1 në ndeshjen vendimtare për Ligën B të Ligës së Kombeve.

Heroi i mbrëmjes ishte Vedat Muriqi, i cili shkëlqeu me një hat-trick të parë në karrierën e tij me fanellën e Kosovës.

Pas disavantazhit të hershëm, ‘Dardanët’ përmbysën gjithçka dhe vulosën një fitore të rëndësishme që i ngjit në një nivel më të lartë të garës evropiane.

Kosova tani për herë të parë do të luajë në Ligën B të Ligës së Kombeve, që është niveli i dytë i ligës.

(19:41) Muriqi kompleton hat-trickun e parë, Kosova afër fitores

Vedat Muriqi ka realizuar golin e tij të tretë në minutën e 79-të, duke kompletuar hat-trickun e parë në karrierë me fanellën e Kosovës.

‘Dardanët’ tani janë edhe më pranë fitores dhe ngjitjes në Ligën B të Ligës së Kombeve.

Kosova ka thelluar epërsinë me golin e Muriqit duke shkuar në 3:1.

Kujtojmë se Islanda po luan me një lojtar më pak në fushë pas përjashtimit me karton të kuq të Aaron Gunnarson.

(18:55) Muriqi shënon sërish, Kosova kalon në epërsi

Kosova ka kaluar në epërsi 2-1 ndaj Islandës pas një goli të dytë të Vedat Muriqit, i cili erdhi në minutat shtesë pas kohës së rregullt të pjesës së parë.

Me këtë gol, ‘Dardanët’ kanë rikthyer shpresat për fitoren në këtë përballje.

Pjesa e parë ka përfunduar me golin e bukur të Muriqit, duke e çuar Kosovën në epërsi me rezultatin e plotë 4-2 ndaj Islandës.

(18:39) Muriqi shënon, Kosova barazon ndaj Islandës

Kosova ka barazuar rezultatin ndaj Islandës në ndeshjen vendimtare për një vend në Ligën B të Ligës së Kombeve.

Pas golit të hershëm të islandezëve nga Oscarsson në minutën e dytë, ‘Dardanët’ reaguan dhe arritën të barazojnë falë një goli të Vedat Muriqit.

Goli u shënua në minutën e 35-të.

Me këtë rezultat, Kosova vazhdon të jetë në lojë për të siguruar kalimin në Ligën B, teksa përballja në Murcia mbetet e hapur.

(18:05) Islanda shënon që në minutën e dytë, Kosova në kërkim të përmbysjes

Kosova është duke u përballur me Islandën në ndeshjen vendimtare për një vend në Ligën B të Ligës së Kombeve, e cila po zhvillohet në Murcia, Spanjë.

Takimi nisi me një goditje të shpejtë nga islandezët, të cilët kaluan në epërsi që në minutën e dytë të lojës.

Goli u shënua nga Oscarsson, duke e vënë Kosovën në disavantazh të hershëm.

‘Dardanët’ synojnë një fitore për të siguruar promovimin në Ligën B, një objektiv që është më pranë pas triumfit 2-1 në ndeshjen e parë të zhvilluar në ‘Fadil Vokrri’.

Në atë takim, Lumbardh Dellova dhe Elvis Rexhbeçaj ishin autorët e golave që i dhanë Kosovës një avantazh minimal para sfidës së dytë.

Tashmë, skuadra e drejtuar nga Primozh Gliha duhet të reagojë për të shmangur një përmbysje dhe për të ruajtur shpresat për ngjitjen në Ligën B.

Shija e redaktorit

Osmani konfirmon njohjen nga Kenia

Republika e Kenias është bërë shteti i 118-të që ka njohur zyrtarisht pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës, përmes një vendimi të firmosur...

Nga shtatë shkolla të premtuara në kryeqytet, në shtator hapen...

Ka kohë që është premtuar e as shtatori i këtij viti, nuk do t’i gjejë banorët e lagjes “Sofalia” me një shkollë të re. E...

Plenkoviq: S’pyesim as Serbinë, as NATO-n për marrëveshje me Kosovën...

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ka deklaruar se marrëveshja e fundit ushtarake mes Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës nuk kërkon miratimin e Serbisë apo NATO-s,...

Të fundit nga rubrika