Pasi ishte një nga pikat kyçe që piratët të mbesin në ligë, iberikët kërkojnë që ta kompletojnë transferimin e golashënuesit më të mirë në histori të Kosovës.
Vedati kaloi një aventurë shumë të mirë në Turqi te Fenerbahce, por pas transferimit te Lazio ai nuk gjeti vazhdimësinë.
Në janar të këtij viti, Muriqi u bashkua me ekipin nga Spanja në formë huazimi por tani duket se Mallorca do të kompletojë transferimin e plotë.
Lazio kërkon 12 milionë euro për transferimin e Muriqit, por pritet që palët të dakordohen për një shifër rreth 10 milionë euro.
Sa i përket klubeve tjera të interesuara për shërbimet e sulmuesit të Kosovës, në garë mbesin edhe Galatasaray dhe Fenerbahce, por Muriqi preferon të qëndrojë në La Liga.