Murphy: Njohja e ndërsjellë Kosovë – Serbi, pozitive për të ardhmen e tyre politike dhe ekonomike

"Ne mendojmë se është në interesin më të mirë të Kosovës dhe Beogradit që të zbatohet kjo marrëveshje. Nuk mendoj se është një politikë e mirë për fuqitë ose entitetet e jashtme që t'i detyrojnë vendet të bëjnë diçka që nuk duan ta bëjnë ose mendojnë se nuk është në interesin e tyre më të mirë"

Senatori amerikan Chris Murphy

Senatori amerikan Chris Murphy, tha se marrëveshja Kosovë-Serbi është shumë rëndësishme për të ardhmen euro-atlantike të të dyja vendeve.

Shtetet e Bashkuara dhe Brukseli, që mbajnë çelësat e anëtarësimit në NATO dhe Bashkimin Evropian, tha ai, do të vazhdojnë ta bëjnë të qartë se do të jetë shumë e vështirë për cilindo vend që t’u bashkohet atyre organizatave, nëse nuk tejkalohen dallimet ndërmjet palëve.

Murphy tha po ashtu se Serbia duhet t’u bashkohet sanksioneve perëndimore ndaj Moskës për shkak të agresionit të saj në Ukrainë.

“Mendoj se është një marrëveshje shumë e rëndësishme. Kam kaluar shumë kohë në Ballkan. Unë mendoj se është një rajon tepër i rëndësishëm për Shtetet e Bashkuara. Është një rajon ku nuk mund ta marrim paqen si të mirëqenë. Kam kaluar shumë kohë me Albin Kurtin dhe Aleksandar Vuçiçin dhe të dy kanë bërë, mendoj, lëvizje shumë të rëndësishme për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Marrëveshja nuk është pa rrezik politik, por mendoj se është një rrezik që ia vlen të ndërmerret. Unë besoj se të dyja palët janë serioze për zbatimin e kësaj marrëveshjeje dhe mendoj se mund të jetë gurthemel për punën e vazhdueshme për t’u siguruar që secili vend të njohë dhe respektojë qytetarët e vendit tjetër dhe të drejtën e secilit komb për t’u bashkuar me institucionet ndërkombëtare për t’u bërë anëtar i plotë i bashkësisë ndërkombëtare”, ka thënë Murphy për “Zërin e Amerikës”.

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika