Murseli i ashpër me reagim, e quan “zhvatës” Muharrem Sahitin

Ndër të tjera, ai e ka quajtur "zhvatës", drejtorin e Kombëtarës së Kosovës, Muharrem Sahiti.

Në listën e Kombëtarës së Kosovës në futboll, pati pesë futbollistë të Superligës.

Por, ansjëri nga ta nuk ishte i Dritës.

Kjo e ka shtyrë, presidentin e skuadrës nga Gjilani, Valon Murseli të bëjë një reagim të ashpër në Facebook.

Ndër të tjera, ai e ka quajtur “zhvatës”, drejtorin e Kombëtarës së Kosovës, Muharrem Sahiti.

Reagimi i plotë i Murselit:

Kombëtarja e Kosovës jo rastësisht e ka prek fundin!

Për lojtarët e FC DRITA përsëri nuk ka ftesë nga Kosova, jo pse nuk ka kualitete por që inatet personale te njerezve në FFK janë të ulta ku shkojnë përtej imagjinatës.

Kështu ndodhë edhe me futbollistë që po e refuzojnë Kosovën. Nëse nuk i shkojnë për qefi drejtorit të kombtares, nuk merr ftesë, nuk ka lidhje pse dëmtohet Kosova.

Drejtori i kombtares as nga kto rrethana nuk e ka pa të arsyshme të ftoj futbollist të Dritës! A e dini pse?!Sepse Drita nuk i nënshtrohet kurr zhvatsit të pozites së drejtorit të kombetares.

Kjo ndodhe sepse sigurisht që i pëlqen kjo sjellje edhe kreu i FFK-se ne raport me Driten.

Institucioni i FFK-se nuk duhet te lejoj kso marrezirash nga nje drejtor zhvates sepse nuk po e demton Driten, por po e demton futbollin kosovar.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika