Murtezaj: Këngëtarët, hoteleria dhe gastronomia i përmbushin më së paku detyrimet tatimore

Drejtori i ATK-së, Ilir Murtezaj ka treguar se sektorët e hotelerisë, gastronomisë dhe muzikës i përmbushin më së paku detyrimet tatimore ndaj shtetit

Iilir Murtezaj dhe Hekuran Murati

Sipas drejtorit të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Ilir Murtezaj, sektori i hotelerisë, gastronomisë si dhe ai i muzikës, janë fushat që më së paku i paguajnë shtetit tatim.

Në një konferencë, për media, ku temë diskutimi ishin rezultatet e aktiviteteve të zhvilluara për periudhën janar-qershor 2022, ai tha se janë duke punuar që edhe sektorët e lartcekur t’i detyrojnë t’i paguajnë detyrimet ndaj shtetit.

Pjesa e këngëtarëve, hotelerisë dhe gastronomisë, sektori ynë e ka identifikuar si fushë me rrezik, si fushë që i përmbush më së paku detyrimet. Përveç restorantit, që bën organizime, aty ka edhe shërbime të tjera që nuk ndërlidhen me sallën, por që lidhen me pronarin e dasmës me fotografin”, ka deklaruar Murtezaj.

Ilir Murtezaj, drejtor i ATK-së

Murtezaj, theksoi se një ndër ankesat e këngëtarëve është edhe ndikimi i pandemisë në ekonomitë e tyre. Sipas tij, kjo nuk qëndron, sepse në kohën kur nuk e ushtrojnë profesionin e tyre, ata nuk i detyrohen shtetit t’i paguajnë tatim.

Murtezaj tha se ndikimi i pandemisë nuk është argument i qëndrueshëm për të mos e paguar tatimin.

“Kemi pasur ankesa nga këngëtarët, që pandemia i ka dëmtuar, e tash kur janë të lirë përsëri po ankohen, se Qeveria na ka rënë në qafë. Nuk duhet të pretendojmë të fshihemi prapa pandemisë, sikurse vetëm ata qenkan dëmtuar”, ka thënë Murtezaj.

Murtezaj, ritheksoi numrin e vogël të inspektorëve karshi mijëra bizneseve. Sipas tij, nuk mjaftojnë 300 inspektorë për të qenë prezent te secili biznes, e që sipas tij janë diku mbi 100 mijë.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i raportojnë bizneset që nuk iu lëshojnë kupona fiskalë. Murtezaj bëri të ditur se personalisht ka hasur në raste të tilla dhe i ka denoncuar.

Ndërkaq, edhe Ministri i Financave, Hekuran Murati, tregoi se ka hasur në biznese që nuk kanë lëshuar kupon fiskal, dhe se të tillët i ka denoncuar personalisht te drejtori i ATK-së (Ilir Murtezaj).

Po ashtu, Murati bëri të ditur se janë duke punuar që pagesa e tatimeve, të cfarëdolloji, të bëhet në mënyrë digjitale.

Murtezaj: ATK ka mbledhur mbi 355 milionë euro të hyra për gjashtë muaj

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika