Murtezaj: Mesazhet amerikane për dialogun janë të qarta

Valon Murtezaj ka thënë se Kosova duhet të jetë kreative me propozime që do të mund ta sjellin njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë, sipas tij gjithmonë duke e respektuar kushtetutën e vendit

Përfaqësuesi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valon Murtezaj, ka thënë se vizita e delegacionit amerikan në Kosovë është shumë e rëndësishme.

Ai në emisionin “Five”, të Rtv Dukagjinit ka thënë se , mesazhet që ata i dhanë në vizitën e fundit, janë të qarta, dhe se Kosova duhet të jetë e vëmendshme ndaj tyre

“Kjo vizitë ëshrë nivel i lartë, janë njerëzit më të afërt të sekretarit Blinken. Ardhja e tyre në këtë moment, dhe nga ajo çfarë kemi dëgjuar prej tyre, por edhe nga ambasada mesazhet janë të qarta, mund të nxjerrim fjalë kyqe  nga ta. Është përkrahja e SHBA-së, përfshirja e tyre në dialog, është shumë e rëndësishme”, ka deklaruar Murtezaj.

Sipas tij, fajin kryesor për ngecjen e dialogut e ka Serbia, Murtezaj ka thënë se qasja destruktive e shtetit serb po e pengon një marrëveshje të mundshme.

Por që sipas tij, edhe Kosova e ka përgjegjësinë e saj, ai ka theksuar nevojën e propozimeve të reja gjithmonë sipas tij duke e respektuar kushtetutën e Kosovës, për ta arritur një marrëveshje përfundimtare.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika