Musa: Kosova e Shqipëria asnjëherë s’kanë pasë raporte më të këqija

Avokati Skender Musa ka thënë se Kosova e Shqipëria s'kanë pasë asnjëherë raporte më të këqija, duke shtuar se pritej që nga kjo qeveri të përforcoheshin marrëdhëniet me Shqipërinë për shkak të platformës së tyre për bashkim kombëtar

Avokati, Skender Musa

“Tashmë botërisht e dimë që raportet e tyre (Kurtit dhe Ramës) nuk janë të mira edhe pse nuk ka pasë ndonjë deklarim të tyre publik në përjashtim të Edi Ramës që ka deklaruar se në aspektin privat Albin Kurtin e ka mik, ndërsa në aspektin politik kanë dallime. Nuk më ka befasuar aspak, ajo çfarë është pritë prej Lëvizjes Vetëvendsoje ka qenë me pasë raporte më të mira me Republikën e Shqipërisë për shkak të platformës së tyre për bashkim kombëtar. Mirëpo tashmë jemi mësu se partitë politike të gjitha i kanë për fushatë, konsum dhe vota, kur të vijnë në pushtet vazhdojnë me të njëjtën paltformë, me të njëjtin program. Mund të them se raportet mes Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Shqipërisë nuk kanë qenë asnjëherë më të këqija”.

Kështu ka thënë avokati Skender Musa në “FIVE” në RTV Dukagjini, kur u pyet se çfarë mendon për situatën e djeshme ku Kurti dhe Rama nuk qëndruan bashkë në lojën Shqipëri-Çeki.

Avokati Musa ka thënë se Albin Kurti e Edi Rama kanë dallime të mëdha në aspektin personal edhe politik.

“Edhe në rrafshin personal nuk mendoj se kanë marrëdhënie të mira kryeministri Kurti dhe kryeministri Rama”, ka thënë tutje Musa.

Sipas tij, të dy krerët përpiqen të jenë liderë të të gjithë kombit shqiptarë, duke shtuar se të njëjtit mendon që kanë rivalitet.

Kujtojmë që mbrëmë në ndeshjen mes Shqipërisë dhe Çekisë, e cila zhvillohej në stadiumin “Air Albania” në Shqipëri, ishin të pranishëm kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Përmes disa fotografive të shpërndara në rrjete sociale u pa që dy liderët shtetërorë nuk qëndruan bashkë.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika