Musa: Viktimat e krimit duhet të kompensohen

Avokati Musa, ka thënë se kompensimi i viktimave të krimit duhet të bëhet nga Ministria e Drejtësisë

Pas zgjerimit të aktakuzës ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës(UÇK), të enjten e 26 majit, janë pranuar 12 ”viktima” në procesin gjyqësor ndaj Thaçit e të tjerëve.

Në lidhje me këtë, Skender Musa, avokat, ka thënë se viktimat e krimit duhet të kompensohen.

I ftuar në emisionin “Five”, Musa ka thënë se nëse shpallet fajtor dikush dhe vërtetohet që është kryer vepra penale, atëherë Ministria e Drejtësisë , me nenin 62, me të cilin parashihet fondi për kompensimin e viktimave, duhet të kompensojë dëmin për viktimat.

Sipas tij, në Kosovë kur shqiptohen aktgjykimet, Gjykata e shqipton edhe një gjobë, por siç thotë ai kjo nuk mjafton sepse ky fond është shumë i vogël për të akuzuarit apo të dënuarit për çfarëdo krimi.

Po ashtu ai ka thënë se të gjitha institucionet shtetërore janë të detyruara që viktimat apo palët e dëmtuara ti trajtojnë mirë.

“Në bazë të kodit të procedurës penale, palët e dëmtuara janë të barabarta me të tjerët, dhe zakonisht dëshmitë e palëve të dëmtuara janë shumë të rëndësishme në proceset gjyqësore”, ka thënë Musa.

Sipas tij, vendimi i fundit i Gjykatës Speciale, është i rëndë për mbrojtjen e të akuzuarve, sepse procedurat gjyqësore në këto raste janë komplekse, siç thotë ai, dëshmitarët përgatiten por edhe këshillohen nga ana e mbrojtësve të viktimës.

“Janë një numër shumë i madh i avokatëve ndërkombëtarë të cilët janë të përgatitur, ata përfaqësojnë interesat e palëve të dëmtuara dhe nuk ka të drejtë askush ta këshillojë të përgjigjet, mirëpo sa i përket mbrojtjes të akuzuarve është sfiduese dhe proces i rëndë”, ka shtuar Musa.

Ndërsa sa i përket përgjegjësisë komanduese, Musa ka thënë se  janë dy aktgjykime të lëshuara nga Haga, i Fatmir Limaj dhe Ramush Haradinaj, të cilat vërtetojnë se UÇK nuk ka pasur hierarki.

“Hierarkia e UÇK-së, nuk mund të përdoret në procedurë, mund të pretendohet që kanë kryer krime, por realisht nuk kanë pasur ndonjë strukturë apo hierarki”, ka theksuar ai.

Ndryshe, gjatë ditës së sotme, 12 viktima janë pranuar për të marrë pjesë në procesin gjyqësor që do të zhvillohet në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Sipas gjykatësit të procedurës paraprake, 12 viktimat do të bëhen pjesë e procesit gjyqësor në Dhomat e Specializuara të Hagës.

Sipas tij, viktimat kanë pësuar dëme si rezultat i drejtpërdrejtë i krimeve të pretenduara në aktakuzën e ndryshuar dhe i ka pranuar ato si viktima pjesëmarrëse në procedurë.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika