Mushkolaj për bojkotimin e institucioneve të Kosovës nga serbët lokal: Ky veprim do të ndodhte herdokur

Bojkotimi i institucioneve të Kosovës nga ana e serbëve lokal të katër komunave veriore të vendit sipas analistit, Imer Mushkolaj, do të kishte ndodhur herdokur

Analisti, Imer Mushkolaj në Debat Plus

Analisti, Imer Mushkolaj, ka komentuar bojkotimin e institucioneve të Republikës së Kosovës nga serbët lokal të katër komunave veriore të vendit. Ai ka thënë se serbët kanë pritur një shkak që ta bëjnë një veprim të tillë pasi sipas Mushkolaj, ata këtë bojkotim do ta bënin herdokur.

“Unë besojë se po të mos ndodhte tani ky veprim i komunitetit lokal serbë në Kosovë, do të ndodhte herdokur”, ka deklaruar Mushkolaj.

Sipas tij, Kosova është në një situatë të vështirë tani, sepse nuk është duke u diskutuar për çështje teknike por për gjëra të rëndësishme.

“Ky është një momentum ku nuk ka kthim pas nga asnjëra palë, dhe asnjë vendim nuk mundet me i kthy serbët në institucionet e Kosovës, sepse ata kanë ofruar me vetëdije të plotë dhe vullnet dorëheqjen nga institucionet”, ka deklaruar Mushkolaj.

Më tej, ai ka sqaruar se si Kosova dhe Serbia kanë nisur në fillimin e fundit për të gjetur një zgjidhje, “cila do të ishte finale në mes të Kosovës dhe Serbisë”.


Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika