Mushkolaj: A ka raportuar ambasadori Martin Berishaj?

Analisti Imer Mushkolaj, është shprehur i shqetësuar që ende nuk ka reagim nga institucionet e Kosovës për rastin e skandalit të pretenduar financiar në Slloveni të ambasadorit Martin Berishaj

Presidenca e Kosovës

Analisti, Imer Mushkolaj, ka reaguar në lidhje me rastin e skandalit të pretenduar financiar në Slloveni, të ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishajt.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se, pse ende nuk ka ndonjë version të raportimit nga ana e ambasadorit Martin Berishaj, për skandalin e pretenduar në Slloveni, sipas kërkesës së Vjosa Osmani, për një sqarim nga ana e tij.

Imer Mushkolaj, analist

Ai ndër të tjera ka shtuar se, pse më institucionet nuk flasin për rastin.

“A ka raportu ambasadori Martin Berishaj, sipas kërkesës së presidentes? Çka ka raportu? Cili është versioni i tij për skandalin e pretenduar? Pse askush nga institucionet nuk flet më për rastin?”, ka shkruar Mushkolaj.

Ndryshe, më 22 prill, Presidenca e Kosovës, kishte kërkuar raport me shkrim nga ambasadori Berishaj, për pretendimet mediale të përfshirjes së tij në një skandal të madh financiar si sekser për Robert Golob, politikanin slloven.

Ky skandal ishte raportuar nga “Planet TV” të Sllovenisë, ku sipas këtij mediumi, kompania private konsulente në Mal të Zi, “MB Consulting”, e Berishajt, po hetohej ndërkombëtarisht për shkak të transferimeve të parave nga dega serbe e furnizuesit energjetik slloven (GEN-I).

“MB Consulting” kishte tërhequr para të gatshme rreth 600 mijë euro, të cilat më pas, i kishte bartur te politikani slloven.

Ndërkohë, Berishaj kishte mohuar këto raportime, dhe njëkohësisht ka paralajmëruar padi për mediumin në fjalë.

Ndërsa, në konferencën për media, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i kishte dalë në mbrojtje Berishajt, duke thënë “ne i besojmë fjalëve të tij deri sa të ketë diçka konkrete nga institucionet e drejtësisë” mirëpo, Zyra e Presidencës kishte konfirmuar se ka ftuar ambasadorin Berishaj në Kosovë për të sqaruar situatën.

Presidenca i kërkon sqarime Berishajt

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika