Mushkolaj: Ai armatim që u prezantua sot, është për luftë

Analisti, Imer Mushkolaj ka thënë se në bazë të prezantimit të municionit dhe mjeteve tjera ushtarake, shteti i Serbisë është përgatitur për luftë në Kosovë dhe se ai armatim është futur për t'u shfrytëzuar e jo për tu kthyer mbrapsht

Imer Mushkolaj

Analisti, Imer Mushkolaj në emisionin “Debat Plus” lidhur me sulmin terrorist në veri, ka thënë se në bazë të prezantimit të municionit dhe mjeteve tjera ushtarake, shteti i Serbisë është përgatitur për luftë në Kosovë dhe se ai armatim është futur për t’u shfrytëzuar e jo për tu kthyer mbrapsht.

Mushkolaj ka shtuar se “mund të tingëllojë brutale, mund të tingëllojë e pabesueshme, por të paktën bazu vetëm në atë armatim që ka prezantuar policia, nuk ka tjetër arsyeje”.

“Ajo që ka ndodhë. Dhe qato veprimet që i kemi parë sot, në kuptimin e prezantimit të municionit që është gjetur dhe të materialet e tjera ushtarake. Apsolutisht, që qojnë tek ajo që Serbia ka rol. Është çështje tjetër se si Serbia përpiqet me kamuflu, ose është përpjekur me kamuflu këtë rol. Por gjithë ai armatim i cili u prezantu sot, por besoj që ka edhe sasi të tjera që Policia veç është në kërkim për ti gjetur. Nuk janë aty kot. Ai armatimi është për me luftu.D.m.th armatimi që është prezantu sot, nga Policia e Kosovës është shenjë e qartë, se Serbia ka planifikuar luftë në Kosovë. Ai armatim që është fut në Kosovë është fut me u shfrytëzu, jo me u tërhek mbrapa. Logjikisht. Kështu që pavarësisht deklarimet zyrtareve, që mund ti ket bo qoftë Presidenti i Serbisë, apo autoritetet e tjera atje, qëllimi ka qenë, që në Kosovë të ndizet lufta. Kjo mund të tingëllojë brutale, mund të tingëllojë e pabesueshme, por të paktën bazu vetëm në atë armatim që ka prezantuar policia, nuk ka tjetër arsyeje”, ka thënë Mushkolaj.

Tutje ai ka thënë se si Policia e Kosovës ishte e përgatitur mjeshtërisht që të neutralizojë terroristët të cilët kanë luftuar  dhe në anën tjetër duke e shmangur dëme në civil.

“Unë nuk e shoh të rastësishme sepse provokimi ka ndodhur, d.m.th fillimi i krejt asaj që përfundojë , qysh përfundojë, ka ndodhur në atë pjesë që ka ndodhur. Pse ka ndodhur në Banjst, Pse ka ndodhur afër Manastirit? Pse janë tërhjekur në Manastir? Kjo nuk është e rastësishme, gjithçka e planifikuar, qysh më parë. Informatat e Institucioneve të Sigurisë, më pas që I kanë pasur, d.m.th  e përgatitur më para”, ka theksuar Mushkolaj.

 

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika