Analisti, Imer Mushkolaj, ka thënë se barrikadat në veri të Kosovës, të cilat janë vendosur nga serbët si shenjë kundërshtimi ndaj arrestimit të Dejan Pantiqit, ish-pjesëtar i Policisë së Kosovës, mund të qëndrojnë me vite nëse nuk i heq KFOR-i.
Mushkolaj theksoi se edhe Policia e Kosovës mund t’i heqë, por duhet t’i parashikojnë pasojat që mund të sjellë. Sipas tij, nuk duhet të rrezikohen pjesëtarët e policisë.
Ai potencoi faktin pse KFORI-i ende nuk i ka larguar barrikadat nga rrugët në veri, pasi është përgjegjësi e tyre.
“Barrikadat janë atje dhe mud të qëndrojnë me vite nëse nuk i heq KFOR-i, nuk është se a mundemi t’i heqim, por cila është kostoja e saj…Nuk po flas për forcën dhe legjitimitetin që e ka policia, ajo është çështje e KFOR-it, dhe nuk e di pse nuk ka ndodhur deri tash..”, ka thënë Mushkolaj në “Debat Plus”.