Mushkolaj: BQK-ja është kapur prej Kurtit 

Në emisionin “Debat Plus”, analisti Imer Mushkolaj ka ka argumentuar se vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) - i cili ishte shkak i këtyre takimeve - është marrë me ndikim të Qeverisë dhe kryeministrit, Albin Kurti

Në “Debat Plus” po diskutohet për takimet në mes kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimit dhe atij të Serbisë, Petar Petkoviq, nën ndërmjetësimin e emisarit të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, për çështjen e dinarit serb.

E vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës – që ishte shkak i këtij takimi në Bruksel – është marrë me ndikim të Qeverisë dhe kryeministrit, Albin Kurti, ka pohuar analisti Imer Mushkolaj.

Sipas Mushkolajt, BQK-ja është e kapur prej Kurit, dhe deklarimet e tij se nuk përzihet në vendimet e BQK-së “janë përralla për fëmijë”.

“Kur Albin Kurti thotë unë nuk përzina në BQK, këto janë përralla për fëmijë. BQK-ja është e sterpolitizuar, ka qenë edhe në të kaluarën. Katër prej pesë anëtarëve të bordit përfshirë guvernatorin janë njerëz të Vetëvendosjes ose të afërt me Vetëvendosjen… Kush i beson përrallave se BQK-ja është çuar një mëngjes të bukur edhe paska marrë vendimin për dinarin, kush i beson këtyre përrallave… qysh u bë që bash në këtë moment dinari u bë problem.

Prej themelimit të BQK-së, çështja e dinarit është njësoj. Zoti Kurti nuk mund me i shitë këto përralla… BQK-ja është e kapur prej zotit Kurti. Çfarë thotë ai për pavarësinë BQK-së, sinqerisht është shumë qesharake, dhe nuk duhet askush me i besu”, ka thënë Mushkolaj.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika