Mushkolaj: Dikur e kishim SHBA-në, sot nuk kemi ku të ankohemi për dialogun në Bruksel

Analisti Imeri Mushkolaj vlerëson se Kosova nuk ka më mbështetjen e SHBA-ve dhe se kjo është pasojë e veprimeve të Qeverisë Kurti 2. Ai thotë se qëndrimi i Bashkimit Evropian dhe SHBA-ve është i njëjtë, me atë të Beogradit që se pari të themelohet Asociacioni i Komunave me shumicë serbe

Analisti Imeri Mushkolaj, në Debat Plus ka vlerësuar se në anë e Kosovës nuk kanë mbetur as Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe sipas tij e gjithë kjo është si pasojë e veprimeve të Qeverisë Kurti 2.

“Sot po e shoh që nuk kemi kujt me ju ankuar për shkak se qëndrimi është i njëjtë. Qëndrimi i Bashkimit Evropian u vërtetua sot i Beogradit dihet po në bazë të deklaratave të të [dërguarit për dialogun Gabriel Escobarit] dhe qëndrimi i ShBA-ve veç se po  dihet që se pari të themelohet Asociacioni me shumicë Komunave serbe e pastaj të vazhdohet me implementimi i pjesë tjerë i marrëveshjes së Ohrit”, ka thënë analisti.

Mushkolaj ka thënë se Kosova me nuk e ka SHBA-në që t’i ankohet për Bashkimin Evropian.

“Cili është problemi themelorë në gjithë vitet e kaluar kur bërë fjalë për dialogun kemi mundur me paragjykuar me të drejtë apo të pa drejtë me pas vërejtjeje në kuptimin e anshmërisë së Bashkimit Evropian, lehtësuesit të dialogut [ndemjet Kosovës dhe Serbisë] gjithmonë kanë qenë amerikanët ata që kanë pas një baraspeshë dhe kemi pasur kujt me ju ankuar”, ka shtuar ai.

Ai ka përfunduar duke i bërë  dy pyetje  “kujt do t’i ankohet kryeministri i Kosovës, Albin Kurti për situatën në të cilën ka arritur [dialogu]. Dhe si erdhe puna që ne si Kosovë mos me pas kujt me ju ankuar me thënë këqyr se çfarë po na bënë Bashkim Evropian”.

Ndaj kësaj pyetje analisti Mushkolaj është vetëpërgjigjur  duke thënë se “kjo duhet të shihet si pasojë e  veprimeve të Qeverisë Kurti 2 që prej ardhjes në pushtet”.

Shija e redaktorit

Takimi i shefit të CIA-s dhe atij të AKI-së, në...

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) ka dhënë detaje për takimin në mes të shefit të CIA-s, William Burns dhe drejtorit të kësaj agjencie,...

Libraria Dukagjini lehtëson blerjen e teksteve shkollore, hap pikën e...

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, Libraria Dukagjini është kujdesur që t’ua lehtësoj procesin e blerjes së librave për prindërit dhe...

Prindërit vazhdojnë furnizimin me tekste shkollore, interesim i lartë për...

Çdo shtator, sikurse qëllimin edhe adresën e kanë po të njëjtën. E këtë vit, edhe pakënaqësitë. Së bashku me fëmijët, prindër të shumtë kanë filluar...

Të fundit nga rubrika