Mushkolaj drejtuar deputetëve të LVV-së: Për 20 vjet, ata ndërtuan dy autostrada, për dy vjet ju përuruat një urë 12-metërshe

Ishte deputetja e LVV-së, Arbëreshë Kryeziu, e cila tha se videoja e PDK-së që numëronte "sukseset" e kreut të ekzekutivit, ishte bërë nga ata që kishin dështuar 20 vitet e fundit. Lidhur me këtë, analisti Mushkolaj ka numëruar edhe “punët e realizuara” të LVV-së

Të enjten e 23 marsit, bëhen dy vjet nga dita e parë e shërbimit të Lëvizjes Vetëvendosje në pushtet. Në po të njëjtën ditë, ishte kryeminsitri Kurti, ai i cili renditi sukseset e tij të arritura përgjatë kohës si kreu i ekzekutivit. Të njëjtat ia “rënditi” edhe Partia Demokratike e Kosovës.

Arbëreshë Kryeziu dhe Arbër Rehaj nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje komentuan videon e kësaj të fundit.

“Ata që kanë dështuar për 20 vjet e kanë bërë këtë video”, reagoi deputetja Kryeziu.

Ishte analisti Imer Mushkolaj, ai i cili tha se kjo shprehje tashmë është bërë e zakonshme për t’u përdorur nga LVV. I njëjtin numëron edhe “punët e realizuara” të LVV-së.

“Ata për 20 vjet na i kanë bërë dy autostrada, ju për dy vjet e keni përuruar një urë 12-metërshe në Istog edhe shkollën në Kamenicë… Shkon zoti Kurti e promovon shkollën në Kamenicë, ndërkohë që ish-kryetari i cili e ka ndërmarrë një reformë atje për shkak se ka qenë e nevojshme, ju qaq e keni demonizuar, dhe zonja ministre ka bërë veprim antikushtetues veç për inati, jo për nevoja”, ka deklaruar ai.

Mushkolaj thekson se Kamenica duhej marrë si shembull, por në vend të kësaj, tashmë LVV-ja shënoi dyvjetorin e saj në pushtet pa asnjë reformë.

“Në vend se ju të merrnit Kamenicën si shembull si të veproni në tërë Kosovën, ju keni demonizuar njerin, keni vepruar në mënyrë antikushtetuese dhe keni ardhur në një situatë kur nuk keni arritur asnjë reformë”, ka deklaruar ai.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika