Mushkolaj e kritikon ashpër pushtetin pasi u krenuan me numrin e aplikimeve për tekste shkollore

Imer Mushkolaj, analist

Analisti Imer Mushkolaj ka reaguar pasi disa zyrtarë të pushtetit kanë prezantuar shifra të reja në lidhje me subvencionimin me tekste shkollore.

Ai, përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, ka thënë se numri i aplikimeve për subvencionim me tekste shkollore po prezantohet si sukses nga pushteti, ndonëse nuk u kanë lënë zgjidhje tjetër prindërve përveç aplikimit për subvencionim.

“Numrin e aplikimeve për tekste shkollore, pushteti po e prezanton si sukses. A janë more normalë? Pse, çfarë zgjidhje tjetër iu kanë lënë prindërve, përveç aplikimit? Për besë marre me u krenu me këtë send”, ka shkruar Mushkolaj.

Mëngjesin e së hënës disa zyrtarë nga pushteti dolën me shifra të reja, ku thanë se në platformën e-Kosova janë pranuar 51.200 aplikime për subvencionim me tekste shkollore.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika