Mushkolaj e quan “problematike” deklaratën e Haxhiut se arratisjet i organizoi Serbia

Albulena Haxhiu ka thënë se informacionet këto ditë ishin kundërthënëse, andaj sipas saj, nuk mund të dihet me siguri se a është vrarë Hajrizi. Ajo ka ngritur pretendime se gisht në disa prej arratisjeve të fundit nga burgjet në Kosovë kanë grupe kriminale të Serbisë, që janë të lidhura me pushtetin në Beograd. E për këto deklarime, analisti Imer Mushkolaj deklaroi se janë "problematike"

Analisti Imer Mushkolaj i ka quajtur “problematike” deklarimet e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ku e akuzoi Serbinë për organizimin e arratisjeve të fundit.

Mushkolaj deklaroi se për këto deklarime, Haxhiu duhet të japë përgjegjësi tek institucionet përkatëse se cilat janë informacionet dhe nga kush kanë buruar.

Mushkolaj, në “Debat Plus” të Televizionit Dukagjini, u shpreh se mënyra e ndërlidhjes së ngjarjeve dhe shprehjes së tyre të Haxhiut është “problematike”, pasi sipas tij, Haxhiu është personi gjegjës politik që ndërlidhet direkt me Shërbimin Korrektues të Kosovës.

“Problematike. Haxhiu në një farë mënyrë e ka ndërlidhur ndihmën e strukturave kriminale në Serbi dhe me ndihmën e shtetit, Serbia të bëhet strehë e sigurt për ta. Sa është e sigurt, ka ndodhur edhe në të kaluarën. Problematike vetë mënyra e ndërlidhjes, sepse pjesë e përgjegjësisë së Shërbimit Korrektues të Kosovës. Në aspektin politik përgjegjëse është vetë Haxhiu. Nëse dikush prej Serbisë, këto ndërhyrjet në burgjet e Kosovës dhe po ndikojka që personat e caktuar të arratisur, cila është përgjegjësia e Haxhiut. Përgjegjësia bie mbi Haxhiun”, deklaroi Mushkolaj.

“Duhet të japë përgjegjësi tek institucionet përkatëse, të tregojë se cilat janë informacionet dhe kush ia ka dhënë ato informacione etj. Fokusi ka qenë streha te Serbia”, u shpreh Mushkolaj.

 

Shija e redaktorit

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Presidentja Osmani takon presidentin e Sirisë, bisedojnë për hapjen e...

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në kuadër të Forumit Diplomatik të Antalyas në Turqi është takuar edhe me presidentin e ri të Sirisë, Assad...

Presidentja Osmani udhëton për në Turqi me ftesë të Erdoganit,...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me ftesë të Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka udhëtuar të merr pjesë në Forumin Diplomatik të Antalisë. Në një...

Të fundit nga rubrika