Mushkolaj: Është e rëndësishme të vendoset drejtësi për viktimat, kushdoqofshin ato

Imer Mushkolaj, analist politik

Analisti politik, Imer Mushkolaj, ka deklaruar se duhet të vendoset drejtësi për viktimat të cilat janë vrarë në Kosovë, gjatë dhe pasluftës.

Në “Debat Plus”, ai tha se duhet të debatohet për këto cështje, dhe si shoqëri duhet të kërkohet drejtësi për fatin e tyre.

“Për mu është e rëndësishme të vendoset drejtësi për viktimat, kushdoqoshin ato. Kjo është e rëndësishme, ne si shoqni duhet të kërkojmë, dhe të debatojmë për këto çështje. Nuk është përzierje në drejtësi nëse na flasim për drejtësi për viktimat”, ka thënë ai.

Mushkolaj, tha se e kupton rolin propagandistik, të komunikatave të UÇK-së, për ta ngritur moralin e ushtarëve, por sipas tij nëse në ato komunikata ka pasur emra njerëzish për t’u eliminuar, atëherë ato duhet të zbardhen.

“Nëse në ato komunikata ka emra njerëzish, aty kemi të bëjmë më viktima jo me propagandë më. Nëse merren përgjegjësi për vrasjen e dy tre personave të cilët familjarët i kërkojnë, dhe japin deklarata për zhdukjen dhe vrasjen e tyre. Drejtësia duhet të fokusohet te viktimat, pjesën tjetër propagandistike, normalisht në secilën luftë bëhet për ta ngritur moralin e njerëzve”, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika