Mushkolaj i ashpër me VV-në: S’ka shpresë në këtë vend, njerëzit po ikin për shkakun tuaj

Analisti politik, Imer Mushkolaj, e ka kritikuar ashpër qeverisjen dyvjeçare të Lëvizjes Vetëvendosje.

Mushkolaj në Debat Plus, ka thënë se është e turpshme që ende paga minimale nuk është rritur siç është premtuar.

“Hala e keni lënë pagën minimale 130 deri 170 euro, nëse ju më thoni që jo një familje, por një person mundet të jetojë me 130 euro, atëherë është problematike. Kur e keni propozuar, që sa është kjo punë?”, ka thënë ai.

Mushkolaj tha se për shkak të qeverisjes së VV-së, njerëzit janë duke ikur nga vendi çdo ditë e më shumë.

“Vetëm shpresë nuk ka në këtë vend, njerëzit janë duke ikur çdo ditë e më shumë. Jo vetëm ata që janë të papunë, por edhe ata që e kanë një punë solide, po ikin me familje. Ata nuk po ikin prej meje, por prej jush”, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika