Mushkolaj: Institucionet e Kosovës kanë përgjegjësi për vendosjen e sanksioneve nga BE-ja

Analisti politik, Imer Mushkolaj, ka thënë se edhe Kosova është përgjegjëse për masat ndëshkuese që BE-ja i ka vendosur ndaj saj

Analisti politik, Imer Mushkolaj, në “Debat Plus” tha se masat ndëshkuese ndaj Kosovës duhet të hiqen, por, sipas tij, edhe institucionet tona kanë përgjegjësi për vendosjen e tyre.

Ai theksoi se institucionet e Kosovës kanë po ashtu përgjegjësi për situatën e krijuar në veri të vendit.

“Pyetja është cila është përgjegjësia e Kosovës për çka ka ndodhë në veri, ato gjëra kanë ndodhë brenda territorit, s’kanë ndodhë në Beograd e Rashkë. S’po i fajësoj pse ka ndodhë në veri, e dimë çfarë grupe kriminale ka pasur atje. Ajo ka ndodhë brenda territorit, ka ndodhë në zonën ku qeveria ka thënë jemi te shtri sovranitetin. Kur ndodh brenda territorit, përgjegjësia është e atij vendi”, tha ai.

“Është çështje tjetër kush e ka eskalu situatën. Në aspektin politik, BE e sheh si një situatë me potencial të shpërthimit për një destabilizim më të madh me përgjegjësinë e institucioneve të Kosovës… Përgjegjësia e autoriteteve tona ka qenë një ndër shkaqet pse ka ndodhë vendosja e sanksioneve, cilat kanë qenë pastaj kërkesat, marrëveshja e Bratislavës, tërheqja e njësisë speciale, zhvendosja e kryetarëve dhe organizimi i zgjedhjeve”, vijoi ai.

Tutje, ai tha se institucionet e Kosovës e kanë zvarritur deeskalimin në veri, me faktin se sipas tij është zvarritur edhe procesi i heqjes së kryetarëve në veri.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika