Mushkolaj: Kurti do të themelonte partinë në Maqedoni, por s’ia lejon ligji, ai dështoi në Shqipëri

Analisti Imer Mushkolaj, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të themelonte partinë në Maqedoninë e Veriut, por këtë nuk ia lejon ligji atje, teksa shton se Kurti me partinë e tij, dështoi në Shqipëri

Imer Mushkolaj, analist

Analisti Imer Mushkolaj ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të themelonte parti në Maqedoninë e Veriut, por këtë nuk ia lejon ligji atje.

Në emisionin “Debat Plus”, Mushkolaj thotë se Kurti e ka gjetur mënyrën që të hyjë në lista zgjedhore.

Ai theksoi se kryeministri Kurti me partinë e tij dështoi në Shqipëri.

Mushkolaj e konsideron këtë si një hyrje flagrante e VV-së dhe Kurtit në Shqipëri.

“Albin Kurti do të themelonte partinë në Maqedoni, por nuk ia lejon ligji, dhe ai ka gjetur këtë mënyrën që të hyjë në lista zgjedhore. Kurti ka dështuar në Shqipëri dhe shumë mirë që ka dështuar dhe ishte një hyrje flagrante e VV-së dhe Kurtit në Shqipëri, atje iu shua partia …”, thotë Mushkolaj.

Ai cilëson se shfrytëzimi i emrit të kryeministrit Kurti “është një propagandë”.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika