Mushkolaj: Kurti për bizneset mendon si kur ishte në opozitë

Analisti Imer Mushkolaj, sa i përket vizitës së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës në Kosovë me bizneset me të rëndësishme ka thënë se është e papranueshme që asnjë prej ministrave apo zëvendësministrave nuk ka qenë i pranishëm.

Imer Mushkolaj , analist

Sa i përket vizitës së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës në Kosovë, takimit të tij me biznesmenët kosovarë dhe pjesëmarrjes së tij në mbledhjen e tetë e të dy qeverive, asaj të Kosovës dhe të Shqipërisë, analisti Imer Mushkolaj e ka konsideruar si ”pa shije’’ jo shoqërimin e kryeministrit Rama nga ministrat e Kosovës, zëvendësministrat apo ndonjë të kabinetit qeveritar.

Analisti Imer Mushkolaj, sa i përket vizitës së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës në Kosovë me bizneset me të rëndësishme ka thënë se është e papranueshme që asnjë prej ministrave apo zëvendësministrave nuk ka qenë i pranishëm.

‘’Mua më është dukur totalisht ”pa shije’’ që askush prej Qeverisë nuk ka qenë i pranishëm, do të thotë vjen kryeministri i Shqipërisë, i një shteti tjetër në Kosovë dhe po i mbledh të gjithë biznesmenët më shumë se 50 biznesmenë dhe kur e shohim listën e tyre janë disa prej punëdhënësve më të mëdhenj të bizneseve private në Kosovë sesa vetë Kurti me zor mund t’i mbledhë, por ai nuk është.

Dhe jo vetëm Kurti, por asnjë prej ministrave dhe zëvendës ministrave e kjo për mua është e papranueshme’’, ka thënë Mushkolaj në emisionin Debat Plus me Ermal Pandurin.

Imer Mushkolaj, analist

Ai ka thënë se Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje ende mendojnë për këto bizneset e mëdha sikur kanë menduar kur kanë qenë në opozitë.

‘’Po duket se Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje ende mendojnë për bizneset e mëdha ashtu siç kanë menduar kur kanë qenë në opozitë por tash janë në qeveri, e në raste të tilla duhet të jenë të pranishëm të diskutojnë për mundësitë e zgjerimit të bizneseve në Shqipëri, rajon dhe vendet e tjera dhe të flasin se si të krijojnë lehtësi  më shumë bizneseve të Shqipërisë në Kosovë dhe anasjelltas’’, ka theksuar Mushkolaj.

Imer Mushkolaj, analist

Mushkolaj, sa i përket çështjes se a ekziston apo jo plani ”konspirativ’’ ka thënë se përgjigjen më të mirë e ka dhënë kryeministri Rama në sy të Kurtit duke thënë se i vetmi person që mund ta rrëzojë Kurtin është vetë Kurti.

Ndërsa, Mushkolaj shtoi se po të flitet me terma të tjera, Kurti e ka marrë legjitimitetin e qytetarëve të Republikës së Kosovës më shumë se 50 për qind dhe po ashtu, me legjitimitetin e këtyre qytetarëve mundet të marrë mandatin e dytë ose mos të marrë mandat tjetër më’’, ka shtuar analisti.

Në çështjen se a ka tendenca që kryeministri Rama ta rrëzojë Kurtin, Mushkolaj thotë se nuk ka asnjë arsye për të pasur një qëllim të tillë pasi edhe pse raportet mes Ramës dhe Kurtit nuk janë në nivelin më të lartë, vazhdimisht raportet mes udhëheqësve të politikës në Shqipëri dhe Kosovë kanë qenë problematike sepse më shumë kanë qenë raporte personale apo partiake.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika