Mushkolaj: Nëse nuk mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme, po i bie që Vuçiq-i, nuk po i lejon zgjedhjet në Kosovës

Beteja për zgjedhjet nuk është teknike por është tendencë e palëve  për ta forcuar pozicionin në dialog, ka thënë, Imer Mushkolaj

Analisti, Imer Mushkolaj





Analisti Imer Mushkolaj, ka folur për zgjedhjet e jashtëzakonshme që pritet të mbahen në katër komunat veriore të Kosovës me 18 dhjetor.

Këto zgjedhje të jashtëzakonshme kanë ardhur si rezultat i bojkotimit të institucioneve nga serbët lokal të Kosovës të pirur nga Lista Serbe. Nga ana tjetër, të martën e 6 dhjetorit pati edhe sulme me bomba në Zyrat e KKZ-së në komunat veriore.

Por Mushkolaj ka thënë se, për institucionet është më e lehtë me thënë se nuk po i mbajmë zgjedhjet.

“Nuk është aq e lehtë të thuhet se nuk do të mbahen zgjedhjet, sepse duhet t’i kemi parasysh rrethanat, sepse me thanë nuk do të mbahen zgjedhjet shkelet Kushtetua e Kosovës”, ka thënë Mushkolaj.

“Ne vazhdimisht i kemi thënë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti se ka bërë mirë që i ka ndaluar zgjedhjet e Serbisë në Kosovës dhe referendumin, por nëse nuk mbahen zgjedhjet po i bie që presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq nuk po i lejon zgjedhjet e Kosovës me u mbajt brenda territorit të Kosovës, pra në veri të Kosovës, kjo është kaq e thjesht”, ka theksuar analisti.

Më tej, ai ka thënë se beteja për zgjedhjet nuk është teknike por është tendencë e palëve për ta forcuar pozicionin në dialog.

“Shteti i Kosovës duhet të bëjë ç’mos që zgjedhjet të mbahen, por jo me rrezikimin e jetëve të qytetarëve”, ka përfunduar Mushkolaj.





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika