Mushkolaj: Nga viti 2016, çështja e Manastirit të Deçanit u përdor për poena politikë

Analisiti, Imer Mushkolaj ka thënë se çështja e Manastirit të Deçanit, nga viti 2016 është përdor për poena politikë

Analisti Imer Mushkolaj

Analisti Imer Mushkolaj, për vendimin mbi Manastirin e Deçanit, ka thënë se nga viti 2016 kjo çështje është përdorur për poena politikë.

Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, ka thënë se VV-ja kishte organizuar protesta për vendimin e Kushtetueses për manastirin, këtu Mushkolaj i është kundërpërgjigjur, duke thënë se edhe aktivistë e asamblistë të AAK-së kanë marrë pjesë në protesta të organizuara nga shoqëria civile.

Mushkolaj, në “Debat Plus“, ka thënë se vendimi i Kushtetueses duhet të zbatohet, por, sipas tij, gjithmonë duke mos i përjashtuar pakënaqësitë që mund t’i kemi.

“Ky rast është edhe një mësim sesi përgjegjësitë që i ka marrë Kosova si shtet, deshtëm apo nuk deshtëm, kanë qenë të gabuara apo jo, ato duhet të zbatohen. Vetë AAK-ja, VV-ja, Nisma kanë protestuar kundër Asociacionit me vite të tëra…Tash dëgjoj më shumë propaganda politike sesa fakte dhe prova”, ka thënë Mushkolaj.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika