Mushkolaj: Nuk i besoj Arben Gashit, kur thotë që qeveria mund të rrëzohet në vjeshtë

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka thënë se në vjeshtën e vonshme pritet të ketë rënie të Qeverisë Kurti 2, por sipas analistit Imer Mushkolaj, që të rrëzohet Qeveria duhet të ketë vullnet nga personat që janë në koalicion, po ashtu deklaratat e Gashit për Mushkolajn nuk janë të besueshme

Imer Mushkolaj, analist

Analisti Imer Mushkolaj për deklaratat e Shefit të Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi se do të ketë rënie të Qeverisë Kurti 2 në vjeshtën e vonë, është shprehur se nuk janë të besueshme.

Sipas Mushkolajt që të rrëzohet qeveria duhet vullnet i njerëzve që janë në koalicionin qeveritar, për shkak se opozita nuk e ka këtë mundësi dhe nuk i ka numrat tash për tash, po ashtu duhet vullnet i disa njerëzve në koalicionin qeveritar, që nënkupton disa deputetë dhe të bëhet kalimi në opozitë.

“Unë nuk ju besoj shumë këtyre deklaratave të Arben Gashit,” u shpreh Mushkolaj.

Sipas analistit, secili shef i grupit parlamentar dhe secili deputet e ka intencën apo qëllimin që të animojë në kuptimin e fuqisë që e ka partia e vet.

Se a ka koalicioni qeveritar përçamje apo grupi parlamentar Mushkolaj u shpreh se kjo mud të shihet në ligje të caktuara si përshembull kodi civil i cili nuk është kaluar dhe një grup i deputetëve që e kundërshton këtë.

“Këtu pritet se çfarë do të ndoodh kur të vijë koha që të risjellet në kuvend kodi civil dhe aty mund të shihet a ka përçamje, sepse unë e di që aty ka përçamje dhe çfarë do të ndodhë me deputetët që mund të zgjedhin që të mos e kalojnë kodin në versionin në të cilin është tash, dhe cili do të jetë atëherë qëndrimi i partisë respektivisht qëndrimi i Kurtit karshi deputetëve, pra kjo është me rëndësi sepse kodi civil është i rëndësishëm për secilin shtet,” ka thënë Mushkolaj në emisionin “Debat Plus”.

Mushkolaj pret që të shohë kundërshtime në grupin parlamentar, sepse sipas tij deputetët mund të ndryshojnë mendje ashtu siç kanë ndryshuar në qeveritë e kaluara.

“Pres të shoh kundërshti në grupin parlamentar, por çka po i ofron koalicioni qeveritar deputetëve që të ndryshojnë mendje,” shtoi analisti.

Teksa për partitnë LDK dhe PDK, Mushkolaj u shpreh se nuk janë të interesuar që të shkojnë në zgjedhje.

“Sa i përket opozitës po e shohim çfarë opozite kemi, në fakt partitë më të vogla po e bëjnë zhurmën më të madhe, në këtë rast AAK me zotrin Haradinaj, por qoftë kryetari i LDKsë apo i PDKsë do të duhej që në zgjedhjet e ardhshme të dëshmonin lidership, në kuptimin e përgjegjësisë që e kanë sepse të dytë udhëheqin parti të rëndësishme por, unë besoj se ata personalisht nuk janë të interesuar që të shkohet në zgjedhje, sepse shkuarja në zgjedhje do iu kthehej si bomerang por, nëse futemi më thellë kur bëhet fjalë për PDK-në ne e shohim se këto ndryshime janë kozmetike në kuptimin që janë disa njerëz pa dashur të hyjë të jap mendim për secilin, nuk është se nuk kanë dhënë kontribut në PDK por, duke e njohur profilin e PDK-së mbi cilat baza është ndërtuar dhe vazhdon të funksionojë PDK-ja, unë mendoj që do të ishte kohë jo e duhur që po ti ofrohej PDK-së apo LDK-së të shkojnë në zgjedhje ta refuzojnë një gjë të tillë,” shtoi Mushkolaj.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika