Mushkolaj: PDK-ja në politikë nuk po jep asgjë, ndërsa LDK-ja po përpiqet

VV-ja ka marrë 42.5%, LDK-ja 19.8%, PDK-ja 19.%, e kjo përqindje e lartë e VV-së sipas Imer Mushkolajt duhet që t’i shqetësojë partitë opozitare

Imer Mushkolaj

Analisti, Imer Mushkolaj, ka thënë se PDK-ja nuk po na jep asgjë në politikë, ndërsa LDK-ja është duke u përpjekur.

Mushkolaj tha kështu duke komentuar sondazhet e bëra nga Emisioni Debat Plus nga RTV Dukagjini ka përfshirë disa pyetje në kuadër të OMNIBUS-it që realizohet çdo tre muaj nga UBO Consulting.

Në njërin nga sondazhet është pyetja “nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin këtë të diel, për cilin subjekt politik do të votonit? Vota e Deklaruar.”

Cila parti do të fitonte nëse zgjedhjet do të mbaheshin të dielën e ardhshme?

VV-ja ka marrë 42.5%, LDK-ja 19.8%, PDK-ja 19.%, e kjo përqindje e lartë e VV-së sipas Mushkolajt duhet që t’i shqetësojë paritë opozitare.

Mushkolaj në “Debat Plus” se është e çuditshme se si PDK-ja po vazhdon me mbajt këtë ritëm, pasi në politikë nuk po bën asgjë, pasi disi sipas tij është e hendikepuar nga largimi i liderëve të kësaj partie, Hashim Thaçit e Kadri Veselit para rreth 2 viteve.

Qoftë në kundërshtimin e politikës së Qeverisë ka theksuar Mushkolaj, apo në ofrimin e një alternativës qeverisëse.

“Përqindja e lartë në sondazh duhet të ishte shqetësuese tek partitë opozitare, te LDK-ja na e përcjellim qysh funksionon me lidershipin e ri, shihet që ka rritje, tash ka njëfarë stabilizim, por tek PDK-ja çuditem që vazhdon me mbajt këtë ritëm, pasi PDK-ja nuk po na jep asgjë, asgjë nuk po na jep në politikë PDK-ja, ndryshe prej përpjekjeve të LDK-së. PDK-ja ende po vazhdon me mbetet për fat të keq e hendikepuar nga një situatë fatkeqe në duke pasur liderët e partisë në Hagë. Edhe nuk po na jep asgjë, edhe nuk po shoh ndonjë qasje pro aktive, qoftë në kundërshtimin e politikave të Qeverisë, qoftë në ofrimin e alternative qeverisëse që mund ti ketë si parti opozitare”, ka thënë Mushkolaj.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika