Mushkolaj për fituesit e zgjedhjeve: Nëse mendojmë që këta kryetarë do të qeverisin për katër vjet është iluzion

Analisti Imer Mushkolaj theksoi se ka probleme të jashtëzakonshme derisa kryetarët e zgjedhur të mund ta marrin mandatin për të ofruar shërbime te qytetarë

Analisti, Imer Mushkolaj në Debat Plus

Analisti Imer Mushkolaj ka thënë se nëse mendohet që katër kryetarët që dolën fitues të zgjidhjeve në veri do të qeverisin për katër vjet mandat të plotë, është iluzion.

Kështu ka thënë ai në emisionin “Debat Plus”, në RTV Dukagjini, ku theksoi se ka probleme të jashtëzakonshme derisa kryetarët e zgjedhur të mund ta marrin mandatin për të ofruar shërbime te qytetarët.

“Është një lloj stabiliteti i përkohshëm, formal që mund të konsiderohet politik atje por është shumë problematike që njerëz të zgjedhur në krye të komunave ta ushtrojnë mandatit e tyre, pse? Duke filluar prej qasjes fizike në objektet komunale, shoh që do të ketë problem edhe në këtë aspekt. Në tri objekte komunale në veri, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok në të njëjtat ndërtesa funksionojnë organet e përkohshme të Serbisë. Vetëm në Mitrovicën e veriut në ndërtesën e objektit komunal nuk është  i vendosur organi i përkohshëm i Serbisë”.

“Nëse mendojmë që këta kryetarë do të qeverisin për katër vjet mandat të plotë është iluzion. Shërbyesit civil kanë dhënë dorëheqjeje, nuk ka njerëz që kryejnë shërbime. Nuk besoj që këto shërbime do të mund të ofrohen dhe ata njerëz nuk mund të rekrutohen prej fillimi dhe konstituimi i kuvendeve komunale para të cilëve kryetari duhet ta japë betimin”.

Sipas tij, këto janë disa sfida praktike të cilat i presin fituesit e zgjedhjeve qysh në ditët e para pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve.

“Është situatë shumë specifike, shto këtu legjitimitetin për shkak që me 3-4 për qind të votave që kanë marrë është problem që t’i udhëheqësh një komunitet shumicë atje”.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika