Mushkolaj për grantet: Nëse Peci e konsideron që është sulm, ai e bënë këtë ta mbrojë vetën

Skandali me grante në sektorin e bujqësisë ka bërë bujë me reagimet e shumta të ministrit të kësaj fushe, Faton Peci, i cili vazhdimisht poston fotografi dhe video të ndryshme duke i “akuzuar” individ të caktuar.

E për këto reagime të vazhdueshme nga ana e ministrit Peci, analisti Imer Mushkolaj u shpreh se nëse ministri konsideron se është “sulm”, atëherë ai po e mbron vetën.

Mushkolaj në “Debat Plus” u shpreh se mediat vetëm kanë raportuar atë se çka ka ndodhur, se ka fituar subvencion prej 100 mijë eurosh vëllau i Fitore Pacollit, por nëse do të ishte ashtu, nuk do duhej që Agjensia e Zhvillimit të Bujqësisë të e “pezullojë” këto grante.

“Atë që ka ndodhur në ministrinë e tij, tash ta amnistojë se nuk iu kemi dhënë vetëm këtyre. Mediat nuk e kanë sulmuar as Pecin as tjerët. Mediat kanë raportuar se një grant e ka fituar vëllau I Pacollit, daja I saj dhe Huruglica. Nëse ministri konsideron se është sulm, Peci e bën se po e mbron vetën. Raportim se çka ka ndodhur. Po të ishte në rregull, Agjensia për Zhvillimin e Bujqësisë nuk I kish me I pezullu grantet për Huruglicën dhe vllaun e Pacollit. Nuk ka arsyeje për pezullim. Kjo është tendencë për mbartjen e këtij skandali dhe e kanë gjetë Fahrije Hotin,  Rast specific. Dhe përmes saj  kanë dashtë me tregu se nuk ia kemi dhanë ne, por që dikush ma herët qy çka ka bërë. Ajo tha se është shpifje”, tha Mushkolaj.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika