Mushkolaj për raportin Kurti-Rama: Është betejë mes dy kryeministrave për dominim politik

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë ditës së sotme [e hënë] ka nisur vizitën zyrtare në Kosovë, e brenda një sërë takimesh me liderë të vendit, ai nuk është takuar me kryeministrin e vendit, Albin Kurti. Analisti Imer Mushkolaj ka theksuar se "ftohja" e mes dy kryeministrave "nuk është veçse një fajtor dhe është një betejë mes dy kryeministrave për arsyeje më së paku ideologjike dhe më shumë të përpjekjes për dominim politik në çfarëdo forme"

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, këtë të hënë ka nisur vizitën zyrtare në Kosovë, ku ka zhvilluar një sërë takimesh me liderë të vendit. Por me kryeministrin e Kosovës, nuk është paraparë ndonjë takim në kuadër të vizitës së tij.

Analisti Imer Mushkolaj për “ftohjen” mes dy kryeministrave të dy vendeve shqiptare, ka deklaruar se nuk është veç një fajtor këtu, por më shumë është një betejë mes dy kryeministrave, teksa ka shtuar se beteja e tyre është më së paku ideologjike dhe më shumë e përpjekjes për dominim politik të çfarëdo forme.

“Ftohje e madhe” nuk është sipas analistit Mushkolaj, por duket se ka kaluar në një “grip apo flame” mes raportit Rama-Kurti.

“Kjo ftohje nuk është e para, po doket se ka kaluar si një grip ose flame. Nuk ka mbetur veçse si ftohje dhe e kemi parë në të kaluarën, manifestim i përplasjeve mes Kurtit dhe Ramës për çështje të ndryshme, veçanërisht çështje që kanë të bëjnë me Serbinë, zbatimi i marrëveshjes ose mënyrën e zbatimit të Asociacionit e Komunave me shumicë serbe. Në këtë raport nuk është veçse një fajtor, në kuptimin se është një betejë mes dy kryeministrave për arsyeje më së paku ideologjike dhe më shumë të përpjekjes për dominim politik në çfarëdo forme. Veçanërisht, duke pasur parasysh çasjen e kryeministrit Rama, i cili shpeshherë ka ditur të vetofrohet ose të propozojë zgjidhje për probleme që nuk janë mirë pritur nga kryeministri Kurti”, ka deklaruar Mushkolaj në emisionin “Debat Plus” në Televizionin Dukagjini.

Ai potencoi se kjo “ftohje” e raporteve mes dy kryeministrave nuk është e para, pasi edhe kohë më parë ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka pasur me ish-presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova, në kohët e mëparshme.

“Nuk është e re kjo çështje se varësisht se kush ka qenë udhëheqës në Shqipëri, ka pasur probleme me udhëheqës në Kosovë”, deklaroi ai.

Shija e redaktorit

“Dukagjini Resort” te Rana e Hedhur, në fillim të rrugës...

"Dukagjini Resort" është një projekt i jashtëzakonshëm arkitekturor te Rana e Hedhur, në kilometrat e parë të rrugës së re Shëngjin-Velipojë. Resorti, puna për ndërtimin...

Distria Krasniqi shpallet për herë të tretë kampione e Evropës...

Distria Krasniqi ka shkëlqyer sërish në arenën ndërkombëtare të xhudos, duke fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Podgoricë të...

Kongresi Amerikan paraqet rezolutë kundër krimeve të dhunës seksuale në...

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), njofton se Kongresi Amerikan paraqet Rezolutën 26 – një zë i fuqishëm kundër krimeve...

Të fundit nga rubrika