Mushkolaj: Qeveria po tregohet më shumë si shoqatë humanitare

"Qeveria e Kosovës në raport me qytetarët e këtij vendi, herë me një kategori e herë me tjetrën, po tregohet më shumë si shoqatë humanitare sesa si një qeveri"

Analisti Imer Mushkolaj

Analisti Imer Mushkolaj, në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ka thënë se qeveria aktuale po tregohet si “shoqatë humanitare”.

“Ajo që kemi parë nga qeveria është shpërndarja e ndihmave humanitare. Qeveria e Kosovës në raport me qytetarët e këtij vendi, herë me një kategori e herë me tjetrën, po tregohet më shumë si shoqatë humanitare sesa si një qeveri, e cila ndihmon të krijohen kushte për punësim të qëndrueshëm”, ka thënë Mushkolaj.

“Nuk besoj që kjo është mënyra e duhur e menaxhimit të një qeverie, aq më pak nga z.Kurti që pak para se të vijë në pushtet ka premtuar diqka tjetër”.

Mushkolaj ka thënë se dy premtimet e kryeministrit Albin Kurti më të mëdha ishin drejtësia dhe punësimi.

“Sa i përket drejtësisë ka dështuar,…ndërsa sa i përket punësimit nuk po shoh në Kosovë punësim të qëndrueshëm…”, ka thënë tutje ai.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika