Tema e ligjit për shëndetin riprodhues ka ngjallur debat në Debat Plus ndërmjet deputetit të VV-së, i cili e kundërshton atë dhe analistit Imer Mushkolaj që është pro atij ligji.
Mushkolaj tha se me votën kundër këtij ligji, shkelen të drejtat e njeriut, derisa e akuzoi deputetin Rrahmani se po vepron kundër një të drejte bazike për gratë.
Sipas Mushkolajt, është e drejtë e grave që të bëhen nëna pa pasur nevojë të kenë burrë dhe se një gjë e tillë duhet t’u mundësohet atyre patjetër.
Qasjen kundër të deputetit Rrahmani, Mushkolaj e cilësoi si qasje kundër grave.
“Këto që po i thotë janë të sforcime, këto incesti, mund të ndodhin raste incesti, këto bëhen sa më shumë për t’ia futur shoqërisë në kokë, se shikojeni çfarë ligji çfarë gogoli po vjen. Ky ligj është në të mirë të grave që dojnë me pas fëmijë, por jo burrë, ju me qasje të tillë po dëshironi me ia marrë këtë të drejtë grave. Ju nuk keni rregullatorë se kush me pas fëmijë në çfarëdo mënyre e kush jo. Kjo qasje juaj është tërësisht kundër grave në përgjithësi. Nëse vajza i ka mbi 18 vjet e ka të drejtën e botës për me vepru ashtu si do. Ju nuk mundeni me votë me ia ndalu këtë të drejtë, s’keni me mujt, kemi me qenë dëshmitarë”, ka thënë ai.
Mushkolaj theksoi se shërbimet e njëjta jepen në institucione shëndetësore private dhe se nuk ka arsye të mos mundësohet edhe në institucione shëndetësore publike.
Tutje, ai i tha deputetit Rrahmanit se ai bashkë me një grup tjetër të deputetëve e kanë shfrytëzuar VV-në për t’u bërë deputetë.
“E kuptoj qasjen tuaj që keni qëndrime konservatore për këtë ligj e për kodin civil, por është dashur me pas parasysh kur keni hy në politikë, ose kur keni hyrë në VV, ku jeni ka hyni? Keni mundur të hyni të fjala të partia e drejtësisë, aty keni pasur hapësirë, por jeni hyrë në VV, e VV-ja nuk është kjo, është diçka tjetër. Pavarësisht se në zgjedhjet e fundit e ka hapur thesin…”, tha ai.