Mushkolaj – Selës: A jeni një nga dreqërit që keni bërë koalicion me Ali Ahmetin?

“A është për t’i besuar Ali Ahmetit, jo, nuk është për t’i besuar! Sepse ai hyn në një rrugë me këta dhe të le pastaj në mes të rrugës. Sepse ai të le vetëm kur ka ministrin e Punëve të Brendshme të përballesh me turmë holiganësh, sepse struket diku dhe llogaritë të ketë një kundërshtar politik më pak në 27 prill, sepse ai është shqiptar sezonal, gjatë gjithë fushatës edhe më herët, se në zgjedhjet lokale të bëhet bashkë edhe me dreqin, vetëm e vetëm që ta mbajë pushtetin. Pushteti është qëllimi i Ahmetit”.

Gjatë fjalës së tij në “Debat Plus”, analisti Imer Mushkolaj, këtë deklarim të para rreth 4 vjetësh, ia kujtoi kryetarit të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Selës, për kryetarin e BDI-së, Ali Ahmetin.

Mushkolaj kritikoi Selën për koalicion parazgjedhor që bëri duke iu bashkuar “Frontit Evropian” të udhëhequr nga Bashkimi Demokratik për Integrim.

“A jeni ju figurativisht një nga dreqërit që zoti Ahmeti bën tash koalicion, se keni thënë ai bën koalicion edhe me dreqin vetëm për ta mbajtë pushtetin”, i ka thënë ndër të tjera Mushkolaj – Selës.

“A mendoni se Ali Ahmeti është përgjegjësi për atentatin ndaj jush… e keni thënë vetë ju”, pyeti disa herë Mushkolaj, kryetarin e ASh-së.

“Kam thënë në zgjedhjet lokale të 2017, në fushë unë jam përballë me një kampanjë si përzgjedhje në të cilën çoheshin fleta nëpër shtëpi të votuesve maqedonase, duke u cituar deklarata të mija dhe duke përfunduar se unë jam monster. E kam thënë nëse dish deri dje ka dashur të eliminojë fizikisht, sot ky është tentativa për të më eliminuar politikisht.

Kjo është deklarata ime, tash se si merret dhe shtrembërohet është çështje tjetër… nuk e kam akuzuar për organizim, por kam thënë në qoftë me një njëri je nisur në një bashkëudhëtim, minimumi që kam pritur korrektesë qoftë se ka pasur info për ato çka do të ndodhin është dashur unë të jem i informuar…”, i është përgjigjur Sela.

Shija e redaktorit

Takimi i shefit të CIA-s dhe atij të AKI-së, në...

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) ka dhënë detaje për takimin në mes të shefit të CIA-s, William Burns dhe drejtorit të kësaj agjencie,...

Libraria Dukagjini lehtëson blerjen e teksteve shkollore, hap pikën e...

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, Libraria Dukagjini është kujdesur që t’ua lehtësoj procesin e blerjes së librave për prindërit dhe...

Prindërit vazhdojnë furnizimin me tekste shkollore, interesim i lartë për...

Çdo shtator, sikurse qëllimin edhe adresën e kanë po të njëjtën. E këtë vit, edhe pakënaqësitë. Së bashku me fëmijët, prindër të shumtë kanë filluar...

Të fundit nga rubrika