Mushkolaj: Shqetësuese dhe problematike deklarata e Gërvallës për Gani Jakupin

Analisti Imer Mushkolaj, për deklaratën e ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla lidhur me Gani Jakupin, ka thënë se është problematike dhe shqetësuese

Analisti Imer Mushkolaj

Analisti Imer Mushkolaj, në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ka thënë se deklarata e ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, se Gani Jakupi nuk e ka pagën shtatë mijë e 500 euro është shqetësuese dhe problematike.

“Për mua është shumë shqetësuese që znj.ministre përpiqet me qitë me tjetër rrafsh një kontratë që është jotransparente, e cila është bërë me një person për 12 muaj me shumën 90 mijë euro, plus shpenzimemt. Është shumë problematike”, ka thënë Mushkolaj.

“Znj.ministre dhe Ministria e saj nuk njihen për transparencë…Këta nuk i ofrojnë qasje mediave”, ka thënë Mushkolaj.

Ai ka thënë se kontrata është publikuar dhe se tashmë dihet se vlera e saj është 90 mijë euro, duke shtuar kështu se ministrja ka gënjyer publikisht lidhur me këtë çështje.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka thënë se Gani Jakupi nuk paguhet shtatë mijë e 500 euro në muaj ashtu siç është raportuar në media.

Gërvalla ka thënë se “për t’i mëshuar dikujt tjetër, ekspozohen në publik njerëz që nuk i kanë bërë asnjë të keqe këtij vendi”.

Lexo dhe: Gërvalla thotë se Gani Jakupi nuk e ka pagën shtatë mijë e 500 euro

Minsitrja ka thënë se Jakupi është angazhuar në kuadër të një projekti me disa detyra specifike, por që refuzoi të tregojë se për çfarë saktësisht bëhet fjalë.

“Unë nuk mund të flas për detyrat e tij, nuk ka rrogë, ai nuk merr rrogë. Ai as nuk merr pagë, as nuk është këshilltar i Gërvallës siç është paraqitur në publik. Gani Jakupi si një pjesë e madhe e njerëzve që jetojnë jashtë Kosovës dhe që kanë një qasje të caktuar nëpër çarqe të caktuara ku mund të ndihmojnë më shumë se të tjerët. Ka marrë detyra të vështira”, ka thënë Gërvalla në “Kallxo Përnime”.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika