Mushkolaj: Shteti duhet t’i sigurojë gazetarët në veri, sulmet ndaj tyre s’duhet toleruar

Analisti, Imer Mushkolaj pas rasteve të fundit ku është raportuar për pengim të punës së gazetarëve gjatë raportimeve në veri ka thënë se shteti duhet t'i sigurojë gazetarët në atë pjesë dhe se sulmet ndaj tyre nuk duhet toleruar

Imer Mushkolaj

Analisti Imer Mushkolaj ka reaguar pas sulmeve që janë bërë ndaj ekipit të gazetarëve, të cilët ishin duke raportuar për zhvillimet e fundit në veri të vendit.

“Gazetarët duhet të mbrohen. Shteti duhet t’i sigurojë gazetarët në veri. Sulmet ndaj tyre nuk duhet toleruar”, ka shkruar Mushkolaj në Facebook.

Ndryshe, gjatë ditës në veri të vendit ka pasur sulme ndaj Policisë së Kosovës dhe mediave, të cilat janë të vandalizuar me simbole fashiste e nacionaliste.

Në mesin e tyre ka qenë edhe vetura e ekipit të RTV Dukagjinit, e cila është dëmtuar gjatë raportimeve në Zubin Potok dhe në Leposaviq.

Përpos kësaj, disave prej tyre u janë shpuar edhe gomat.

Mediat e tjera që janë sulmuar janë TopChannel, Periskopi, Kallxo.com dhe Tëvë1.

Përkundër këtyre provokimeve, nga thirrje e vizatime të ndryshme, Policia e Kosovës dhe KFOR kanë qëndruar në nivel të detyrës, duke mos lënë që situata të eskalojë.

S’ndalen provokimet e serbëve, vendosin simbole fashiste në vetura të Policisë, KFOR-it dhe mediave

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika