Mushkolaj: Sulmet ndaj Policisë së Kosovës nuk i konvenojnë Serbisë

Sulmet e fundit të njëpasnjëshme ndaj Policisë së Kosovës në veri të vendit po shihen si alarm serioz për sigurinë e Kosovës

Imer Mushkolaj, Analist

Ngjarjet e fundit në veri nuk janë duke i konvenuar presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë analisti Imer Mushkolaj, në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini.

Ai ka shtuar se, ngjarje të tilla i konvenojnë vetëm elementeve proruse në Serbi.

“Nuk besoj se në këtë kohë këto ngjarje i konvenojnë Vuçiqit. Më tepër besoj se ngjarjet u konvenojnë grupeve serbe me sentiment prorus në Serbi. Rusia kohëve të fundit nuk është shprehur e kënaqur me Serbinë’’.

“Vetë zyrtarët rusë pozicionin e Serbisë e kanë konsideruar neutral për krizën në Ukrainë. Sot për sot, Beogradit nuk i konvenojnë trazirat në veri të Kosovës. Kur i kanë konvenuar, ai ka shkaktuar trazira siç ishte bllokimi i veriut të Kosovës para disa muajve”, ka thënë ai.

Sipas Mushkolajt, Serbia mund të ndryshojë qasje nëse nuk arrihet ndonjë marrëveshje për targa deri në fund të javës. Andaj Kosova duhet të jetë e kujdesshme gjatë kësaj kohe, pasi  Vuçiq, së fundi, e “ka paraqitur veten te ndërkombëtarët si paqësor, derisa Kosovën dhe Kurti si iniciues të incidenteve të ndryshme”.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika