Mushkolaj: Veteranët e VV-së jashtë kryesisë së re

Analisti Imer Mushkolaj, teksa e ka komentuar përzgjedhjen e strukturës së re të Lëvizjes Vetëvendosje në emisionin “Debat Plus”, në RTV Dukagjini, ka thënë se ka emra që kanë mbetur jashtë kryesisë që mund të konsiderohen veteranë të VV-së

Analisti Imer Mushkolaj





Lëvizja Vetëvendosje të dielën e 23 tetorit ka mbajtur mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm ku edhe ka zgjedhur kryesinë e cila do ta udhëheqë organizatën në katër vitet e ardhshme.

Analisti Imer Mushkolaj, teksa e ka komentuar përzgjedhjen e strukturës së re të Lëvizjes Vetëvendosje në emisionin “Debat Plus”, në RTV Dukagjini, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar emra të ri në strukturën e re të partisë së udhëhequr nga vetë Kurti.

“Është e natyrshme që çdo kryesi nuk mund të jetë me emra të njëjtë sikurse ajo paraprake, në kryesinë e re të LVV-së kemi edhe emra të ri, në anën tjetër kemi emra që kanë mbetur jashtë kryesisë që mund të konsiderohen veteranë të VV-së. Interesante më është dukur emri i sekretarit organizativ të VV-së, një person që e kemi parë për herë të parë në shkurt të vitit 2020 kur është emëruar si anëtar i KQZ-së, dhe tash e ka një pozitë shumë të rëndësishme”, ka thënë Mushkolaj.

“Në këtë mënyrë, më tepër e shoh si koncentrim më të madh të pushtetit në duart e tij brenda partisë në këtë rast se sa shpërndarje e vërtetë e përgjegjësive në kuptimin praktik”, shtoi ai.

Ajo çka bie në sy, është se ministri i Mjedisit, Planifikimit hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka mbetur jashtë strukturave të reja të Lëvizjes Vetëvendosje.

Aliu, i cili e udhëheq këtë dikaster, edhe pse konsiderohet si një nga bashkëpunëtorët më të afërt të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i njëjti nuk figuron në ndonjë pozitë të rëndësishme në listën e kryesisë së re.

Lidhur me këtë, Mushkolaj ka thënë se “nuk e dimë pse Liburn Aliu nuk është pjesë e kryesisë”.

Emrat e përzgjedhur nga Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje janë: Glauk Konjufca, nënkryetar i parë, Mrika Limani Myrtaj, nënkryetare e dytë, Alim Rama, sekretar organizativ, Arbërie Nagavci, kryesuese e Këshillit të Përgjithshëm, Boiken Abazi, zv. kryesues i Këshillit të Përgjithshëm.

Dejona Mihaili, koordinatore e Komiteteve, Hajrulla Çeku, drejtues i Sekretariatit për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Arlind Manxhuka, drejtues i Sekretariatit për Media dhe Komunikim.





Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika