Mushkolaj: VV-ja e ka kthyer RTK-në në vegël të saj

Njohësi i çështjeve politike, Imer Mushkolaj, e ka kritikuar qasjen e Lëvizjes Vetëvendosje karshi mediumit publik RTK.

Ai, në “Debat Plus”, tha se VV-ja në emër të çkapjes, është duke e kapur RTK-në. Ai e përmendi drejtorin Rilind Gërvalla, i cili sipas tij është anëtar i VV-së.

“VV në emër të çkapjes, e kap RTK-në, mediumin e vetëm publik që qytetarët e Kosovës japin miliona. Nëpërmes parave tona, pushteti vendos t’i sulmojë mediat. Drejtori i RTK-së është anëtar i VV-së. Ideja që një anëtar i VV-së është drejtor i RTK-së, mendoj që është rrugë për ta kapur RTK-në”, tha ai.

Mushkolaj e kritikoi bordin e RTK-së, në lidhje me lajmin e pakonfirmuar nga një gazetë boshnjake e të cilin e publikuan në mediumin e tyre.

Sipas Mushkolajt, njerëzit e RTK-së janë kthyer në vegla të VV-së.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika