Musk blen 73.4 milionë aksione në “Twitter”

Elon Musk, drejtuesi ekzekutiv i “Tesla” ka blerë 9.2% të aksioneve në “Twitter”. Rrjeti social “Twitter” tha se Musk bleu 73.4 milionë aksione të zakonshme në platformën e mediave sociale.

“Financial Times” ka vërejtur se kjo blerje e bën Musk aksionerin më të madh të kompanisë, gati katër herë më shumë se 2.25% e aksioneve të themeluesit Jack Dorsey.

Twitter

Musk nuk ka bërë ende një deklaratë publike në lidhje me blerjen.

Më 25 mars, Elon Musk ka pyetur ndjekësit e tij nëse besojnë në “Twitter”. Rreth 72 milionë përdorues votuan “jo”, drejtuesi i “Tesla’ pretendoi se ky rrjet social nuk po i përmbahet parimit të fjalës së lirë.

Lajmi i publikuar ka çuar në një rritje 25% të çmimit të aksioneve të Twitter-it.

Vlera e aksioneve të Musk në Twitter vlen 2.89 miliardë dollarë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika