Musk pozicionet si kryemoderator përpara zgjedhjeve afatmesme

Elon Musk, disa ditë pasi mori drejtimin e Twitter, njëkohësisht një javë para zgjedhjeve afatmesme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është pozicionuar si kryemoderator i një prej platformave më të rëndësishme të mediave sociale në politikën amerikane. Ai ka folur edhe për vendimet që kanë të bëjnë me rrjetin social Twitter

Ilustrim

Disa ditë pasi mori drejtimin e Twitter dhe një javë para zgjedhjeve afatmesme në SHBA, miliarderi Elon Musk është pozicionuar edhe si kryemoderator i një prej platformave më të rëndësishme të mediave sociale në politikën amerikane.

Musk ka thënë se nuk do të marrë vendime të mëdha në lidhje me përmbajtjen ose rikthimin e llogarive të ndaluara përpara se të krijojë një ‘këshill moderatori të përmbajtjes’ me këndvështrime të ndrzshme. Por sjellja e tij ka sinjalizuar ndryshe.

AP shkruan se ai është i angazhuar drejtpërdrejt me figura të së djathtës politike, të cilët po bëjnë thirrje për kufizime më të lira, duke përfshirë një kandidat republikan për sekretar të shtetit të Arizonës.

Madje, Musk e ka ndryshuar profilin e tij duke vendosur një foto të tij kur ishte fëmijë, duke mbajtur një telefon.

Këto ndërhyrje të premtuara të Musk kanë filluar javën e kaluar në ditën e tij të parë si pronar i Twitter.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika