Musk thotë se “SpaceX” nuk mund të paguajë më për shërbimet e internetit në Ukrainë

Themeluesi i "SpaceX", Elon Musk ka thënë se nuk mund të vazhdojë të financojë shërbimin e internetit Starlink në Ukrainë nëse ushtria amerikane nuk kontribuon në këtë aspekt. Musk ka treguar se ndihma për Ukrainën i ka kushtuar 80 milionë dollarë deri më tani dhe do të kalojë 100 milionë dollarë deri në fund të vitit

Elon Musk





Që nga fillimi i luftës së Rusisë në Ukrainë, terminalet e internetit satelitor “Starlink” të prodhuruara nga kompania “SpaceX” e Elon Musk kanë qenë burim kryesor për ushtrinë ukrainase. Deri më tani rreth 20 mijë njësi satelitore “Starlink” i janë dhuruar Ukrainës dhe Musk të premten e kaluar në Twitter tha se “operacioni i ka kushtuar SpaceX 80 milionë dollarë dhe do të kalojë 100 milionë dollarë deri në fund të vitit”.

Por këto kontribute bamirëse mund të përfundojnë, pasi “SpaceX” ka paralajmëruar Pentagonin se mund të ndalojë financimin e shërbimit në Ukrainë, nëse ushtria amerikane nuk jep dhjetëra miliona dollarë në muaj.

Dokumentet e marra nga CNN tregojnë se “SpaceX” e Musk në shtator të këtij viti i ka dërguar një letër Pentagonit duke thënë se nuk mund të vazhdojë të financojë shërbimin Starlink siç ka financuar deri më tani. Në letër kërkohej që Pentagoni të merrte përsipër fondet për përdorimin e “Starlink” nga qeveria dhe ushtarake të Ukrainës. Për këto fonde  SpaceX pretendon se do të kushtonin më shumë se 120 milionë dollarë për pjesën tjetër të vitit dhe mund të kushtojë afër 400 milionë dollarë për 12 muajt e ardhshëm.

“Ne nuk jemi në gjendje të dhurojmë më tej terminale në Ukrainë, ose të financojmë terminalet ekzistuese për një periudhë të pacaktuar kohore”, shkruante drejtori i shitjeve qeveritare të “SpaceX” Pentagonit.

Në këto dokumente është parë dhe një kërkesë e drejtpërdrejtë e paraportuar më parë, që iu bë Musk në korrik nga gjenerali komandues i ushtrisë ukrainase, gjenerali Valerii Zaluzhniy, për gati 8 mijë terminale të tjera Starlink, raporton CNN.

Në një letër të veçantë drejtuar Pentagonit, një konsulent i jashtëm që punonte për “SpaceX” ka shkruar se “SpaceX përballet me vendime tmerrësisht të vështira këtu. Unë nuk mendoj se ata kanë aftësinë financiare për të ofruar ndonjë terminal apo shërbim shtesë siç kërkohet nga gjenerali Zaluzhniy.”

Letrat mes “SpaceX” dhe Pentagonit vijnë mes raporteve të fundit për ndërprerje të gjera të Starlink dhe kjo është duke ndodhur gjatë periudhës kur trupat ukrainase përpiqen të rimarrin tokën e pushtuar nga Rusia në pjesët lindore dhe jugore të vendit.

“Kjo ka ndikuar në çdo përpjekje të ukrainasve për të kaluar atë front”, tha një person i njohur me ndërprerjet, i cili foli për CNN në kushte anonimiteti.

Ndërsa një person i dytë tha se nuk kishte asnjë paralajmërim për forcat ukrainase duke shtuar se tani kur Ukraina çliron një zonë duhet të bëhet një kërkesë që shërbimet “Starlink” të aktivizohen.

Sugjerimi i “SpaceX” se do të ndalojë financimin e “Starlink” vjen gjithashtu mes shqetësimeve në rritje në Ukrainë për besnikërinë e Musk, i cili kohët e fundit ka postuar në Twitter një plan të diskutueshëm paqeje që do ta detyronte Ukrainën të heqë dorë nga Krimea dhe të kontrollojë rajonet lindore të Luhanskut dhe Donetsk.

Musk ka argumentuar privatisht muajin e kaluar se Ukraina nuk dëshiron negociatat e paqes tani dhe se nëse ato do të shkonin në përputhje me planin e tij, “Rusia do t’i pranonte ato kushte”, sipas një personi që i dëgjoi ato.

Ukraina e di se qeveria e saj aktuale dhe përpjekjet e kohës së luftës varen plotësisht nga Starlink,” tha personi i njohur me diskutimet.

“Vendimi për të mbajtur Starlink të funksionojë ose jo qëndron tërësisht në duart e një njeriu. Ky është Elon Musk. Ai nuk është zgjedhur, askush nuk ka vendosur t’i japë atij atë pushtet. Ai e ka atë për shkak të teknologjisë dhe kompanisë që ka ndërtuar”, ka thënë personi i njohur me diskutimet.

Të martën e 11 tetorit Musk ka mohuar një raport se ai ka folur me Putinin drejtpërdrejt për Ukrainën. Ndërsa, të enjten kur një ministër ukrainas ka shkruar në Twitter se “Starlink” është thelbësor për infrastrukturën e Ukrainës, Musk është përgjigjur se është  i lumtur që mbështet Ukrainën.





Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika