Musk thyen rekordin botëror për humbjen më të madhe të pasurisë

Elon Musk ka thyer rekordin botëror për humbjen më të madhe të pasurisë personale në histori, duke thyer kështu rekordin e japonezit Masayoshi Son

Elon Musk, pronar i Twitter

Elon Musk ka thyer rekordin botëror për humbjen më të madhe të pasurisë personale në histori.

Nga nëntori 2021 deri në dhjetor 2022 ai ka humbur rreth 165 miliardë dollarë, thuhet në një blog në faqen e tij të internetit të Guinness World Records.

Shifrat bazohen në të dhënat nga botuesi Forbes, por Guinness ka thënë se burime të tjera sugjeruan se humbjet e Musk mund të ishin më të larta.

Kjo vjen pas rënies së vlerës së aksioneve në firmën e makinave elektrike të zotit Musk, Tesla, pasi ai bleu Twitter vitin e kaluar.

Marrja e tij prej 44 miliardë dollarësh (36 miliardë £) e kompanisë së mediave sociale ka ngjallur shqetësime tek investitorët se Musk nuk po i kushton më vëmendjen e mjaftueshme Teslës.

Kësisoj, humbjet e Musk që nga nëntori 2021 tejkalojnë rekordin e mëparshëm prej 58.6 miliardë dollarësh (47 miliardë paund), të pësuar nga investitori japonez i teknologjisë Masayoshi Son në 2000.

Në dhjetor, shefi i Tesla-s ka humbur pozicionin e tij si personi më i pasur në botë nga Bernard Arnault, shefi ekzekutiv i kompanisë franceze të mallrave luksoze LVMH, e cila zotëron markën e modës Louis Vuitton.

Vlera e aksioneve të Tesla-s ra rreth 65% në vitin 2022, pjesërisht për shkak të performancës së Tesla-s. Firma dorëzoi vetëm 1.3 milion automjete gjatë vitit, duke rënë poshtë pritshmërive të Wall Street, shkruan BBC.

Megjithatë, marrja e Twitter nga zoti Musk ku ai ka ndezur polemika duke shkarkuar një numër të madh të stafit dhe duke ndryshuar politikat e moderimit të përmbajtjes qëndron pas shumicës së rënies së aksioneve.

Shumë investitorë të Tesla-s besojnë se ai duhet të përqendrohet në kompaninë e automjeteve elektrike pasi ajo përballet me kërkesë në rënie mes frikës së recesionit, konkurrencës në rritje dhe sfidave të prodhimit të lidhura me Covid-in.

“Bazat themelore afatgjata në Tesla janë jashtëzakonisht të forta. Çmenduria afatshkurtër e tregut është e paparashikueshme,” shkroi Musk në Twitter pasi tregjet e aksioneve u mbyllën për vitin në dhjetor 2022.

Sipas Forbes, Musk tani ka rreth 178 miliardë dollarë (152 miliardë paund), ndërsa Bernard Arnault ka një vlerë të vlerësuar prej 188 miliardë dollarësh (155 miliardë paund).

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika