Musliu: AKI-ja ma konfirmoi se gjendja e sigurisë në Kosovë është stabile, s’ka nevojë për panik

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) njherësh kryetare e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI), Ganimete Musliu, ka bërë të qartë se gjendja e sigurisë në Kosovë është e qëndrueshme dhe qytetarët nuk duhet të ndihen të shqetësuar.

Musliu gjithashtu konfirmoi se shefi i AKI-së ka theksuar se gjendja e sigurisë është stabile, dhe se nuk ka nevojë për frikë ose panik.

Në kohën kur ka rritje të tensioneve dhe spekulimeve rreth situatës së sigurisë në disa komuna të veriut të Kosovës, deputetja Musliu theksoi se është e rëndësishme të jemi të përgatitur, por pa shfrytëzuar këtë për qëllime politike.

“Arsyeja pse e kemi fut sot në raport para Komisionit parlamentar është tema e sigurisë në vend, duke pasur parasysh deklarata edhet të frikshme nga ana e Qeverisë, shpeshherë edhe me deklarata të pamatura. Ajo çfarë doli nga takimi është se gjendja e sigurisë në Kosovë është stabile, qytetarët e Kosovës nuk kanë nevojë për panik. Gjendja në katër komunat veriore të Kosovës është e qëndrueshme dhe ne duhet të jemi të përgatitur, por nuk guxojmë në asnjë rrethana që konsum elektoral ta shfrytëzojmë gjendjen e sigurisë për të fituar poena apo për ta zhvendosur vëmendjen nga problemet që ballafaqohen qytetarë”, ka deklaruar Musliu.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika